Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, kerkohet Punetor Reklamash

    Tirane, kerkohet Punetor Reklamash







    Tirane



    Nr. Njesia - Zona me e afert?



    5 Komuna Parisit | Kristal Center





    Tipi

    me orar te plote



    Fusha | Profili i punes

    Punetor | Ndihmesa



    Eksperienca



    vetem me eksperience







    RRETH NESH:

    Next Promotion & Advertising është një emër i besuar në tregun shqiptar prej më shumë se 15 vitesh, i specializuar si në reklama ashtu edhe në produkte promocionale. Ekspertiza jonë në segmentin e reklamave fokusohet në prodhimin e materialeve si tabela me ose pa ndricim, germa 2D/3D, billborde, banera, veshje fasadash etj, që përmirësojnë në mënyrë efektive identitetin e klientëve tanë në një treg konkurrues.

    Përveç kësaj, sektori ynë i produkteve promocionale ofron një gamë të larmishme artikujsh të përshtatur për të promovuar njohjen e markës. Nga bluzat, çantat, kapelet, gotat, stilolapsat etj e deri tek blloqet, dosjet, broshurat, katallogjet ne krijojmë materiale promovuese me cilësi të lartë që shërbejnë si mjete efektive për klientët tanë për t'u lidhur me audiencën e tyre. Duke kombinuar funksionalitetin dhe kreativitetin, ne i ndihmojmë klientët tanë të përforcojnë identitetin e markës së tyre dhe të nxisin marrëdhënie të qëndrueshme me klientët e tyre.

    PËRMBLEDHJE E PUNËS:

    Ne jemi në kërkim të një punonjësi për t'iu bashkuar ekipit tonë të prodhimit të Next Promotion & Advertising. Në këtë rol, ju do të ndihmoni në detyra të ndryshme që lidhen me procesin e prodhimit të reklamave dhe artikujve promocional duke përfshirë punë me materiale metalike, peçikllasi dhe druri. Kandidati ideal do të ketë njohuri bazë të saldimit, zdrukthtarisë ose disa njohuri për instalimet elektrike. Ky pozicion ofron mundësinë për të kontribuar në krijimin e produkteve reklamuese dhe promocionale me cilësi të lartë në një mjedis pune bashkëpunues.

    KRITERET:

    Të ketë eksperiencë pune të ngjashme (në fushën e reklamave, marangozi, montime etj).
    Të ketë dëshirë për të mësuar e për tu zhvilluar në disa detyra të ndryshme.
    Të ketë aftësi dhe dëshire të punojë në grup.
    Të disponojë patentë të klasit B.
    PËRFITIMET:

    Paga konkuruese në varesi të eksperiencës.
    Mundësi për të punuar në një kompani me reputacion të fortë në sektor.
    Orari i rregullt i punës: nga e hëna në të premte, nga ora 9:00 deri në 17:30 dhe e shtunë, nga ora 9:00 deri në 13:00.
    Mundësi për zhvillim dhe rritje profesionale brenda kompanisë.
    Kulturë miqësore dhe mbështetëse e punës.
    Nese jeni të interesuar për pozicionin vakant mund të kontaktoni në 0696055171 (celular/whats app) ose në adresen tonë të email [email protected]

    Cel. : 0696055171

     




    Apply


    WhatsApp
Working...
X