Jurist/e | Tiranë
Tirane
Fusha | Profili i punes
Jura | Drejtesi
Eksperienca
vetem me eksperience
Progeen Construction, është një shoqëri private me eksperiencë 11 vjeçare në industrinë e ndërtimit në Shqipëri. Progeen aplikon standardet më të larta të profesionalizmit në veprimtarinë e tij, duke garantuar cilësi dhe besueshmëri absolute tek klientët dhe partnerët. Progeen çmon më së shumti kapitalin njerëzor të profesionistëve, të cilit i beson suksesin e çdo projekti.
Roli: Jurist/e
Departamenti: Ligjor
Vendndodhja: Tiranë
Përmbledhja e Rolit: Juristi siguron mbështetje ligjore për veprimtarinë dhe aktivitetin e shoqërisë në përputhje me dispozitat në fuqi dhe kuadrin ligjor përkatës, për mbrojtjen e interesave të saj, si dhe kontrollit të zbatimit me përpikmëri të kuadrit ligjor dhe dhënies së mendimit të specializuar juridik për çështjet ligjore.
Përgjegjësitë:
Përgjegjës për hartimin e kontratave me nënkontraktorët e shoqërisë dhe marrëveshjeve me institucione të tjera brenda ose jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, për kontrata të ndryshme;
Kryen dhe bashkërendon punë kërkimore, analizë, këshillim, opinion ligjor mbi procesimin administrativ, në të gjitha çeshtjet ligjore përgjatë implementimit të kontratave private e publike, prokurimet, konçesionet, shoqëritë e përkohshme, liçensat, autorizimet, çertifkimet;
Monitoron dhe rishikon aktivitetin e shoqërise, gjatë procesit të prokurimit dhe dokumentat e tenderimit, në mënyrë që të sigurojë që procedurat dhe kontrolli përkatës të jenë zbatuar në kohën e duhur nga secili departament;
Përfaqëson shoqërinë pranë insitucioneve përkatëse dhe autoriteteve kontraktore për ndjekjen e procedurave ligjore, ankimimeve dhe korrespondencës zyrtare me to, për çeshtjet e caktuara ligjore;
Siguron që administrimi dhe arkivimi i të dhënave dhe dokumentacioneve të shoqërisë të jenë në përputhje me kërkesat, rregullat dhe procedurat aktuale.
Kualifikimet:
Të ketë përfunduar arsimin e lartë/dega Juridik.
Eksperiencë pune 2-3 vjet si Jurist/e.
Aftësi për të punuar në grup dh për të marrë iniciativë;
Aftësi shumë të mira komunikuese dhe ndërpersonale;
Të ketë aftësi analitike, dhe aftësi për të zgjidhur në mënyrë efikase problemet;
Aftësi për të koordinuar punën për projektet përkatëse;
Të njohë shumë mirë të Drejtën Administrative, Legjislacionin për Prokurimet dhe Koncesionet, Legjislacionin për Liçencat dhe Certifikimet;
Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office dhe të sistemin online E–Albania.
Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze.
Mënyra e aplikimit:
Të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën: [email protected] (duke specifikuar në subjekt të e-mail-it titullin e pozicionit) ose nëpërmjet modulit të website.
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”
Për shkak të volumit të aplikimeve, do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur për fazën e intervistimit.
Apply