FRIGOALB Shpk, , Kerkon te punesoje :
MENAXHER FUNKSIONI BAZË DHE QËLLIMI I PËRGJEGJËSIVE
Menaxheri i dhe shitjeve ndihmon në planifikimi dhe zhvillimin e strategjive të shitjes dhe marketingut, hartimin e plan buxhetit, menaxhimin e marrëdhënieve me klientin, hartimin kontratash, si dhe bashkëpunimin me strukturat vartëse për realizimin e shitjeve.
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË
Të krijojë dhe propozojë te bordi strategjik strategji marketingu;Hartimin e fushatave sezonale për rritjen e shitjeve;Njohja e realitetit shqiptar me qëllim përshtatjen e strategjive dhe fushatave të marketing;Të krijojë mardhënie bashkëpunimi me agjensi publicitare;Të ketë njohuri në DIGITAL MARKETING;Hartimi i buxhetit vjetor të marketingut, ndjekja dhe realizimit të tij;Drejton grupin në realizimin e objektivave;Përfaqësimi i kompanise në evente dhe media të ndryshme;Manaxhimi i kanaleve sociale të medias së kompanise;Përgatit analiza të tregut, të konkurrencës, të ҫmimeve, të kënaqësisë së klientit, të elementeve publicitare dhe ia prezanton ato Bordit;Përgatit plan media- për të marketuar sa më shumë brandin e kompanisë; Zhvillimin dhe përmiresimin e njohjes së Brand-it;Kërkimi dhe gjetja e zgjidhjeve efikase e të gjitha mënyrave të mundshme për të bërë marketing;Monitorimi i zbatimit të aktiviteteve të marketingut brënda buxhetit dhe në cilesinë e kërkuar;Organizimi i promocioneve të vazhdueshme si element taktike për të rritur shitjet; organizimi i aktiviteteve sezonale për të rritur shitjet;Krijon sherbime dhe paketa te reja;Ndan detyrat dhe përgjegjesitë për stafin në varësi edhe kontrollon zbatimin e detyrave në afat shkurter dhe afat vjetor;
KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
Edukimi: Të ketë përfunduar arsimin e lartë (e preferueshme në profilin e marketingut ose menaxhim biznesi);
Eksperiencë Pune: Të paktën 2 vjet përvojë profesionale, përbën përparësi përvoja në Biznes;
Aftësi:
Aftësi për studimin e tregut;Aftësi për të matur rikthimin e investimeve të bëra në marketing;Aftësi komunikimi dhe krijimi i marrdhënieve të bashkëpunimit me klientët;Aftësi krijuese;Njohuri të mira të gjuhës angleze;Njohuri shumë të mira të programevë të paketës Office;
Mirëpresim të gjithë kandidatet e interesuar të cilët mund të dërgojnë aplikimin e tyre (letër shoqëruese dhe CV) në adresën [email protected]
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.
Apliko