Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune Shofer

    Tirane, ofroj vend pune Shofer







    Tirane



    Nr. Njesia - Zona me e afert?



    7 Rr. e Kavajes | 21 Dhjetori





    Tipi

    me orar te plote



    Fusha | Profili i punes

    Shofer/e



    Eksperienca



    me dhe pa eksperience







    Mundësi punësimi - Shofer

    VEGA Group është një kompani lider në fushën e energjive të rinovueshme në Shqipëri dhe më gjerë. Të specializuar në sektorin e fotovoltaikës dhe infrastrukturën e karikimit të automjeteve elektrike, ne po udhëheqim rrugën drejt një të ardhmeje të qëndrueshme dhe të gjelbër.
    Qasja jonë gjithëpërfshirëse ofron një shërbim 360 gradë, duke siguruar që nga sistemet fotovoltaike me vetëkonsum deri te projektet e shkallës së shërbimeve, çdo zgjidhje është projektuar për të përmbushur standardet më të larta të përsosmërisë dhe inovacionit.

    E përkushtuar për avancimin e energjive të rinovueshme, VEGA Group qëndron në ballë të krijimit të një të nesërme më të pastër dhe më të qëndrueshme.

    Vega Group hap pozicionin vakant për Shofer, i cili do të jetë përgjegjës për transportin e stafit dhe pajisjeve te ndryshme fizike.​
    Detyra të përgjithshme të rolit:

    Transporton stafin e kompanisë;
    Përgjegjës për marrjen dhe dorëzimin e dokumentacioneve dhe pajisjeve të ndryshme fizike;
    Përgjegjës për drejtimin e sigurt të mjetit të transportit;
    Zbaton rregullat e trafikut për sigurinë dhe efikasitetin e udhëtimit;
    Mirëmban dhe ruan mjetin në gjendje të mirë teknike si dhe përdorimin e dokumentacionit të nevojshëm;
    Ofron shërbim të kualifikuar për pasagjerët dhe mallrat që transportohen;
    Respekton afatet e udhëtimit;
    Kohëzgjatja javore e punës është nga e Hëna në të Shtunë.
    Aftësitë të përgjithshme:

    Të zotërojë Patentë Klasi B;
    Aftësi të mira në komunikim.
    Të ruajë konfidencialitetin.
    Të jetë korrekt dhe i përgjegjshëm.

    Për të aplikuar për këtë pozicion ju lutem dërgoni CV-në tuaj në adresën: [email protected] me subjekt “Shofer” ose mund të klikoni në linkun: https://vega-group.odoo.com/jobs/shofer-18
    Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë pune.

    *Çdo informacion që do të paraqesin kandidatet lidhur me shprehjen e interesit të tyre për sa më sipër, do të trajtohet me një nivel sigurie të standarteve më të larta për ruajtjen dhe përpunimin e këtyre të dhënave në përputhje të plote me parashikimet e ligjit nr. 9887 datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” i ndryshuar dhe aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij.

     




    Apply
Working...
X