Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune INXHINIER CIVIL

    Tirane, ofroj vend pune INXHINIER CIVIL





















    Tirane



    Nr. Njesia - Zona me e afert?



    5 Blloku





    Tipi

    me orar te plote



    Fusha | Profili i punes

    Inxh. Ndertimi



    Gjuha

    anglisht



    Eksperienca



    vetem me eksperience







    Dimension HR po kërkon të rekrutojë profesionistë për pozicionin vakant Inxhinier Civil për një kompanitë të mëdha të specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industrial.



    Përmbledhja e Pozicionit:

    Inxhinieri Civil zbaton direktivat e Drejtuesit të Kantierit dhe kontrollon punimet në përputhje me projektin, specifikimet teknike dhe KTZ, legjislacionit të aplikueshëm në fuqi, kushteve të sigurisë dhe shëndetit në punë.



    Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

    Kontrollin e përputhshmërisë së projekteve dhe detajeve (Identifikimin e mospërputhjeve mes projekteve arkitektonike – konstruktive – KUZ – KUB, infrastrukturës inxhinierike nëntokësore), përfshirë rishikimin e detajeve dhe dhënien e zgjidhjeve teknike për zbatim, si edhe detajimin konstruktiv e arkitektonik të elementeve të ndryshëm
    Hartimin dhe ndjekjen e grafikut të punimeve sipas projektit dhe planit të organizimit;
    Përpilimin dhe kontrollin e të gjithë dokumentacionit tekniko-ligjor në objekt, si procesverbale, libreza masash, situacione, akte piketimi e kontrolli, etj;
    Kontrollin e cilësisë dhe çështjet e sigurisë në kantier, sigurohet që të gjitha rregullat po zbatohen sipas rregullores të menaxhimit QA/QC dhe HSE, si dhe të rregullave në fuqi;
    Të kontrollojë firmat nënkontraktore dhe të marrë masa për të përmbushur kërkesat ligjore për sigurimin teknik në kantier;
    Ndjekjen e cilësisë së lëndëve të para që vijnë në kantier nga furnitorët e ndryshëm;
    Aprovimin e materialeve që implementohen në kantier;
    Sigurimin e zbatimit të punimeve në përputhje me politikën e menaxhimit të cilësisë së kompanisë;
    Marrjen në dorëzim të punimeve të zbatimit, kryerjen e inspektimeve të rregullta;
    Përgatitjen e snag listave ose të punimeve me mangësi apo të papërfunduara si pjesë e procesit të kolaudimit;
    Zbatimin me rigorozitet të kontratave të sipërmarrjes;
    Zbatimin me rigorozitet të rregullave teknike dhe kodit të veshjes;
    Përgatitjen e dosjeve të cilësisë për materialet specifike të importit që nuk kanë mundësi të analizohen në laboratorët tanë;
    Organizimin dhe koordinimin me stafin në varësi (teknik, brigadier, hidraulik, elektricist, topograf) për punime në kantier;
    Udhëheqjen e punimeve, planifikimin e fronteve të punës për procese dhe kontraktorë të ndryshëm, koordinimin e programit të punës midis kontraktorëve aty ku puna e tyre ndërthuret në faza të caktuara;
    Evidentimin e nevojave për materiale dhe mire administrimin e tyre, të makinerive dhe të fuqisë punëtore;
    Përgatitjen e raporteve ditore e javore për problematika dhe ecurinë përkatëse;
    Kontrollin periodik të kostove, në përputhje me preventivin;
    Identifikimin, planifikimin dhe llogaritjen e volumeve për zërat e preventivit dhe zërat e punimeve të reja ose të paparashikuara në preventiv.





    KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

    Edukimi: Të zotërojë diplomë universiteti në Inxhinieri Ndërtimi.

    Eksperiencë: Të ketë jo më pak se 5 vjet eksperiencë pune në Punime Civile (konstruksion & rifinitura).


    Aftësitë:


    Aftesi per te lexuar, kuptuar projektet MEP dhe bashkerenduar punimet me keto disiplina.
    Aftësi për të lexuar, analizuar dhe shpjeguar projektet, korrespondencat e biznesit, kontratat, procedurat dhe manualet teknike;
    Aftësi për të menaxhuar projekte dhe kontrata të ndryshme specifike që përfshihen në projekte ndërtimi;
    Aftësi për të prezantuar në mënyrë sa më efikase problematikat, komunikim të shkëlqyer verbal dhe me shkrim, përgatitje raportesh, etj.;
    Principet dhe praktikat në përdorimin e programeve kompjuterike (CAD, EXCEL, MS-PROJECT, REVIT etj.);




    Menyra e aplikimit:
    Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) vetem në adresën tonë [email protected] me subjekt «Inxhinier Civil»
    Bazuar ne aplikimin tuaj, Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë nga stafi i Dimension.

    JU MIREPRESIM!




    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi.

    Cel. : 0674647484

     




    Apply


    WhatsApp

















    Web: www.dimensionhr.al
    Email: [email protected]
    Cel: +355 69 20 46 320 | +355 67 46 47 484
    Adresa: Rr. "Moskat" | Prane LSI - Tirane, Albania
Working...
X