Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Inxhinier Elektrik Durres

    Inxhinier Elektrik Durres







    Durres



    Tipi

    me orar te plote



    Fusha | Profili i punes

    Inxh. Elektrike | Elektronike



    Gjuha

    anglisht



    Eksperienca



    vetem me eksperience







    Edipack është prodhuesi më i madh dhe i suksesshëm i paketimit në Shqipëri me një kapacitet shumë të madhë prodhues të letres dhe kartonit. Prej vitit 2003 vazhdojmë prodhimin e kutive të kartonit dhe të ambalazhimit, gjithashtu jemi shpërndarës të letrës së ambalazhimit si produkt i ndërmjetëm për prodhuesit vendas të paketimit.
    Detyrat​
    Inspekton të gjithë punen/instalimet elektrike, duke përfshirë pajisjet dhe mjetet e punës dhe verifikon gjëndjen e tyre si dhe rekomandon ndryshime të mundshme;
    Kontrollon punën me qëllim sigurimin e furnizimit të pandërprerë me energji elektrike të çdo qelize konsumatore e cila operon brenda territorit të shoqërisë;
    Kryen rehabilitimin e linjave brenda territorit të shoqërisë, lidhur me ndryshime apo zgjerime në skemat elektrike të tensionit të lartë, mesëm dhe të ulët;
    Së bashku me Drejtorin Teknik dhe Prodhimit prgatisin preventiva për punimet e mirëmbajtjes apo punimeve të reja;
    Kryen shërbimet teknike periodike të kabinave elektrike;
    Mbikqyr dhe merr masa vazhdimisht për sigurinë e punës normale të punonjësve, duke kryer punime për parandalimin e rasteve të fatkeqësive apo dëmeve materiale nga rryma elektrike;
    Kualifikimet

    Të zotëroje diplomën e Inxhinier Elektrik.
    Të ketë specializime/çertifikata të ndryshme në fushat e inxhinierisë elektrike.
    Njohuri kompjuterike: Paketa MSc Office, Autocad.
    Tër zotëroje eksperience pune 1-3 vjet.
    Të ketë njohuri mbi makineritë e prodhimit dhe pajisjet industriale të nevojshme.
    Aftësi shumë te mira ne projektimin dhe në koordinimin e punimeve elektrike;
    Njohuri shume te mira te gjuhes angleze;
    Shënime​Të interesuarit të dërgojnë CV në adresën e emailit: [email protected] ose të kontaktojnë në numrin e telefonit 0697014871.

    Adresa jone: Lagja 15, Rr."Aleksander Goga", Portoromano, Durrës, Shqipëri.

     




    Apply


    WhatsApp
Working...
X