Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Teknik (kondicionimi)

    Teknik (kondicionimi)







    Tirane



    Nr. Njesia - Zona me e afert?



    2 TEG | Lunder | Farke | Mjull-Bathore





    Tipi

    me orar te plote



    Fusha | Profili i punes

    Teknik



    Eksperienca



    vetem me eksperience







    SPAR Albania është pjesë e Balfin Group dhe drejton rrjetin më të madh të shitjeve ushqimore me pakicë me të drejtën e eksluzivitetit të emrit “SPAR”.

    Grupi BALFIN është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson rreth 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023.

    Pozicioni: Teknik (kondicionimi)
    Departamenti: Ekspansion dhe Zhvillim
    Vendodhja: Zyra Qëndrore, Tiranë.

    Përmbledhja e Pozicionit: Roli kryesor i këtij pozicioni ështe të kryej instalime, mirëmbajtje & riparime të ndryshme të sistemeve elektrike të rrjetit.

    Detyra dhe Përgjegjësi:
    • Njohuri të standarteve, proçedurave dhe rregullave të ndërhyrjeve në sistemet elektrike dhe paisjeve elektrike.
    • Të kontrollojë njësitë e brendshme për funksionim normal të tyre dhe të bëjë zëvendësimin e komponenteve të dëmtuar nëse duhet.
    • Të realizojë kontrollet dhe shërbimet e mirëmbajtjes sipas proçedurave dhe standarteve të përcaktuara nga eprori.
    • Monitorimi i alarmeve në sistemet e elektrike
    • Të kontrollojë nëse të gjithë aparturat punojnë dhe ndizen në kohë që kontrollohet me tajmer (timer).

    Kërkesat:
    a. Edukimi: Të zotërojë diplomë të Shkollës së Mesme profesionale ose kurse profesionale.
    b.Eksperiencat e punës: Minimumi 2 vite eksperiencë pune në pozicione të ngjashme.
    d. Aftesi të tjera:

    Aftësi shume të mira komunikimi dhe ndërpersonale;
    Sistematik/e dhe i/e organizuar.
    I/e orientuar drejt rezultateve

    Mënyra e aplikimit*: Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV e tyre së bashku me letër motivimi në adresën e e-mailit [email protected] duke përcaktuar në subjekt pozicionin.

    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr .9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

     




    Apply











    [email protected] | www.spar.al
    Selia Brunes Space, Rruga Nacionale Tiranë-Elbasan,
    Përballë Qendrës Tregtare TEG, Lundër, Tirane, Albania

    SPAR Albania is part of BALFIN, Balkan Finance Investment Group
Working...
X