Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Shqiperi, ofroj vend pune Drejtor Dege

    Shqiperi, ofroj vend pune Drejtor Dege







    Shqiperi



    Tipi

    me orar te plote



    Fusha | Profili i punes

    Finance-Specialist | Banke / SigurimeMenaxhimMenaxhim strategjik | Drejtues





    EuroCredit shpk, nje institucion me nje eksperience te konsiderueshme ne fushen e faktoringut, se fundmi ka filluar aktivitetin edhe ne kredidhenie per individe dhe biznese. Duke qene se jemi ne proces zgjerimi te rrjetit te degeve ne Tirane, Vlore, Burrel dhe Kavaje, kerkojme te punesojme individe te motivuar per te sherbyer ne menaxhimin e degeve dhe sigurimin e nje performance te shkelqyer ne perputhje me strategjine e institucionit.

    Pozicioni : Drejtor per degen e Burrelit
    Detyrat Kryesore

    Promovon produktet e institucionit te disenjuara si per individe dhe biznese, ne zonen ku operon dega.
    Siguron qe objektivat e vendosura per degen, arrihen ne kohe dhe frymezon stafin per te ndertuar punen ne grup.
    Trajnon stafin e ri ne dege ne lidhje me praktikat me te mira te komunikimit dhe shitjes.
    Siguron qe komunikimi me klientet ne vonese te kryhet ne kohe dhe niveli i kredive jo-performuese te jete minimal.
    Perfqaqeson institucionin ne mardhenie me institucionet lokale, grupet e biznesit, qeverisjen vendore,etj
    Siguron qe te arrije objektivat sasiore dhe cilesore te vendosura ne nivel dege.
    Nderton nje mardhenie afatgjate me klientet e portofolit te tij.
    Percjell nje imazh sa me dinjtoz, transparent dhe me integritet per degen dhe institucionin.
    Zbaton politikat e kredidhenies se institucionit dhe sigurohet qe propozimet per kredi te permbajne te dhena te sakta nga ana informacionit te marre dhe dokumentave te paraqitur nga klientet.
    Mban kontakt te vazhdueshem me klientet ekzistues dhe potenciale per t'u shnderruar ne pike referimi per kerkesa te reja.
    Percjell ne nivelet manaxhuese feedback-un e marre nga klientet dhe tregu ne lidhje me produket e ofruara, cilesine e sherbimit, dhe propozon produkte te reja, ndryshime te atyre ekzistuese, ne perputhje me vizionin e institucionit per t'u shnderruar ne nje partner besnik, afatgjate dhe i besueshem per komunitetin.
    Bashkepunon me koleget si dhe hallkat shqyrtuese/aprovuese per te ofruar informacion, shpejtesi, transparence ne lidhje me cdo aplikim, si dhe negocion kur eshte e nevojshme si me koleget ashtu edhe me klientet me qellim qe te arrihet nje rezultat pozitiv dhe i drejte kundrejt cdo kerkese.
    Garanton qe dega ofron nje sherbim te shkelqyer per klientet, dhe stafi pergjigjet ne kohe dhe me profesionalizem.
    Kualifikimet​
    Diplome e shkolles se larte preferohet e natyres ekonomike.
    Eksperience pune minimalisht 5 vjet ne shitje ne insitucione financiare apo ne sistem bankar
    Aftesi te shkelqyera komunikimi dhe negocjimi.
    Njohuri te gjuhes angleze
    Aftesi shume te mira te perdorimit te programeve te paketes Microsoft Office.
    Te interesuarit te dergojne Cv ne : [email protected]; ose whatsupp/cel +355692090345

     




    Apply


    WhatsApp
Working...
X