Njoftim Pune
Shoqeria ALPOL FOOD shpk kerkon te punesoje nje Drejtues te Departamentit te Shitjes / Marketing.
Rreth ALPOL FOOD shpk;
Kompania ALPOL FOOD eshte nje kompani e re ne fushen e rritjes dhe mbareshtimit te shpendeve (pulave) si dhe perpunimin e mishit me qellim furnizimin e tregut vendas dhe rajonal.
Investimi ne objekte prodhimi eshte drejt fundit dhe pritet te dale ne treg me produkte ne fillim te vitit 2024 per kete arsye po mblidhet grupi menaxhues ku kerkohet dhe pozicioni Drejtues te Departamentit te Shitjes / Marketing.
Pularia eshte ndertuar ne nje toke me siperfaqe rreth 200,000 m2 dhe e ndare ne 3 parcela qe jane ngjitur me njera tjetren.
ALPO Food Shpk ka 4 Stalla (ndertesa) të fermave të shpendëve me siperfaqe prej 2800 m2 secila dhe 11,200 m2 ne total.
Kapaciteti është 56,000 pula per stalle per cikel, sipas nje mesatarje prej 14-16 pula/m2. Hapsira e pulave eshte e mjaftueshme per te arritur standartet Europiane te mireqenies se kafsheve per mish.
35-45 ditë është cikël i rritjes për çdo pulë dhe 10 ditë është periudha e dezinfektimit. Pra, ne kemi gjithsej 7 cikël të rritjes së pulës ne vit. Rreth 1,500,000 pula do te trajtohen ne vit.
Rreth punes:
ALPOL FOOD shpk kerkon te rekrutoje nje Drejtues te Departamentit te Shitjes me qellim nisjen e aktivitetit.
Ky moment kerkon nje person me vullnetin per te menaxhuar situata te papritura qe ndodhin gjate ngritjes se nje biznesi dhe brandi te ri.
Puna eshte komplekse dhe sfiduese por dhe interesante duke marre parasyshe natyren e industrise dhe personi i interesuar duhet te jete i gatshem per te bashkepunuar me pjesen tjeter te grupit me qellim funksionimin dhe zgjerimin e aktivitetit.
Aplikuesi duhet te kete deshire dhe interes per sektorin e ushqimit me qellim ngritjen e nje marke te niveleve Evropiane ashtu si dhe aspiron kompania.
Pergjegjesite Kryesore:
Identifikim i mundesive te bashkepunimit me partner potencial (Markete, Perpunues, Shumice) per shitje.Menaxhim i marredhenieve me klientet potencial dhe te vazhdueshem ne kohe.Njohuri te mira gjeografike ne lidhje me pikat dhe tregjet potenciale brenda/jashte vendit.Nisja e partneriteteve te reja brenda dhe jashe vendit (Rajon; KS, NM, MNE)Negociata per termat kryesore te kontratave me kliente te medhenj B2BKomunikim te mire me pjesen tjeter te ekipit menaxhues dhe klientet potencial.Te marre vendime per stafin nen menaxhim dhe departamentin ne teresi.Ngritja e skemave te shperndarjes (distribucion) per stafin e shitjes.Krijimin e strategjive te shitjes sipas kategorive kryesore te biznesit.Njohuri te mira per strukturen e tregut Shqipetar te ushqimit (bonus njohuri mbi sektorin e mishit).
Kualifikimet Kryesore;
Minimumi 5 vite eksperience ne shitje ose pozicione te ngjashme .Te njohe mire gjuhen Angleze.Diplome Universitare ne Administrim Biznesi ose te ngjashme.Perdorim i mire i programeve Microsoft Office dhe programe te tjera shitje.
Dergoni CV tuaj ne adresen: [email protected]
Apliko