Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune Teknik (dekorimi)

    Tirane, ofroj vend pune Teknik (dekorimi)







    Tirane



    Tipi

    me orar te plote



    Fusha | Profili i punes

    Teknik



    Eksperienca



    vetem me eksperience







    SPAR Albania është pjesë e Balfin Group dhe drejton rrjetin më të madh të shitjeve ushqimore me pakicë me të drejtën e eksluzivitetit të emrit “SPAR”.

    Grupi BALFIN është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson rreth 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023.

    Pozicioni: Teknik (dekorimi)
    Departamenti: Ekspansion dhe Zhvillim
    Vendodhja: Zyra Qëndrore, Tiranë.

    Përmbledhja e Pozicionit:
    • Monton, mirëmban, riparon, përditëson dhe zëvendëson pajisjet, mobiljet, pajisjet dhe artikujt me shumicë;
    • Përdor dhe mirëmban mjetet dhe pajisjet e duhura.

    Detyra dhe Përgjegjësi:

    Instalon, mirëmban ose riparon pajisje dyqanesh dhe magazinash, rafte, banakë frigoriferësh, ambiente frigoriferike, tavolina, vendos materialet promovuese dhe dekorative në ambientet e dyqaneve.
    Ndërton, mirëmban, riparon dhe rinovon pajisje dhe mobilje.
    Kryen mirëmbajtje parandaluese në pajisjet dhe sistemet HVAC.
    Përdor dhe mirëmban një sërë mjetesh, materialesh dhe pajisjesh.
    Mban të dhënat dhe regjistrat e kërkuar.
    Shfaq një nivel të lartë përpjekjeje dhe përkushtimi për kryerjen e punës.

    Kërkesat:
    a. Edukimi: Preferohet diploma e shkollës së mesme
    b.Eksperiencat e punës: Dy vite përvojë pune në nivel të lartë mirëmbajtjeje.
    d. Aftesi të tjera:
    • Aftësi pune në problemet e mirëmbajtjes dhe riparimit;
    • Aftësi pune për të riparuar lehtësisht sistemin e pajisjeve mekanike, për të lexuar, interpretuar dhe zbatuar planet e ndërtimit, specifikimet dhe projektet, për të ndjekur udhëzimet me shkrim dhe me gojë.

    Mënyra e aplikimit*: Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV e tyre së bashku me letër motivimi në adresën e e-mailit [email protected] duke përcaktuar në subjekt pozicionin.

    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr .9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

     




    Apply











    [email protected] | www.spar.al
    Selia Brunes Space, Rruga Nacionale Tiranë-Elbasan,
    Përballë Qendrës Tregtare TEG, Lundër, Tirane, Albania

    SPAR Albania is part of BALFIN, Balkan Finance Investment Group
Working...
X