Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Sarande, ofroj vend pune Barist Beach Bar

    Sarande, ofroj vend pune Barist Beach Bar







    Sarande





    Përshkrimi

    ATDG (Art and Tourism Development Group) , kompania pionere në nismat e turizmit të qëndrueshëm dhe zhvillimit në Shqipëri dhe Kosovë. ATDG ka krijuar dhe administron destinacione të jashtëzakonshme hotelerie dhe resortesh elitare, si: Arka Art Hotel (Tiranë), Bougainville Bay Resort & SPA (Sarandë), Marea Resort (Qerret) dhe Mështekna (Brezovicë).

    Bashkohuni me ne në formësimin e së ardhmes së turizmit të përgjegjshëm dhe për të pwrcjellw një ndikim pozitiv kudo.

    Nëse dëshiron një pozicion pune të sigurt, dhe me mundësinë për t’u rritur në karrierë dhe për t’u mirëpaguar pas çdo rritje, atëherë BOUGAINVILLE BAY Resort & SPA është zgjedhja jote më e mirë.


    Detyrat


    Të kenë një paraqitje korrekte dhe pozitive për të gjithë klientët;
    Të kenë frymë pozitive në punë në çdo kohë;
    Planifikojnë menutë e bareve;
    Sigurojnë që baret të jenë të furnizuar plotësisht me të gjitha produktet e nevojshme për shërbim;
    Identifikojnë klientët për t'u siguruar që i plotësojnë kërkesat e moshës për konsumimin e alkoolit dhe produkteve të duhanit;
    Përziejnë përbërësit e duhur për të përgatitur kokteje dhe pije të tjera;
    Vlerësojnë nevojat dhe preferencat e klientëve;
    Japin rekomandime dhe sugjerime për klientët në zgjedhjen e pijeve dhe snacks;
    Mbajnë pastër dhe higjenizojnë ambjentin dhe paisjet për përgatitjen e produkteve;
    Sigurojnë një ambjent të pastër, dhe të organizuar të punës;
    Në rast të kërkesave të veçanta komunikojnë me menaxherin;

    Kualifikimet


    Të kenë përvojë pune jo më pak se 2 vjet në këtë profil;
    Të kenë kujdes në shërbim për të shmangur cdo aksident të mundshëm;
    Ruajtja e standardeve të higjenës personale gjatë gjithë kohës në punë;
    Të kenë aftësi shumë të mira komunikimi;
    Etikë profesionale dhe aftësi për të punuar në grup;
    Të kenë njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze, gjuhë të tjera përbëjnë avantazh;
    Fleksibilitet me orarin e punës;



    Shënime


    Pagesë konkuruese
    Ofrohen kushte shumë të mira pune.
    Kontratë e rregullt pune afatgjatë.
    Kompania ofron trajnim nga specialist të kualifikuar për të mësuar profesionin
    Mundësi promovimi brenda grupit.
    Vlerësime page periodike në bazë të performancës në punë
    Të gjithë kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-në e tyre në adresën: [email protected] duke specifikuar në subjekt pozicionin për të cilin po aplikojnë.


    Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".


    Departamenti i Burimeve Njerëzore
    E-mail:[email protected]

    Nr.Tel. 0688146218

    Kontakt:
    Adresa: Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selitë, Tiranë

     




    Apply


    WhatsApp
Working...
X