Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Shqiperi, ofroj vend pune part time

    Shqiperi, ofroj vend pune part time







    Shqiperi



    Tipi

    part time





    Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është një organizatë sociale, jo-politike dhe jo fetare, që ofron kujdes afatgjatë me bazë familjare për fëmijët, të cilët kanë humbur prindërit, apo që për arsye të ndryshme nuk mund të jetojnë me prindërit e tyre. SOS Fshatrat e Fëmijëve mbështet gjithashtu fëmijët dhe familjet në nevojë përmes projekteve, që synojnë zhvillimin e kapaciteteve të këtyre familjeve. ​Në kuadër të projektit “Adresimi i nevojave sistemike- Mbështetje për reformat e sistemit të Mbrojtjes Sociale në Shqipëri" Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri shpall konkurimin për pozicionin e lirë (me kohë të pjesshme 80 orë ne muaj):

    EKSPERT TE SHERBIMIT ANIMATOR NE PROJEKTIN ‘ MBESHTETJE PER REFORMAT E MBROJTJES SOCIALE, LOKACIONI SHKODËR

    SOS Fshatrat e Femjeve Shqiperi po implementon ne Bashkine Shkodër projektin ‘Adresimi i nevojave sistemike, Mbështetje për reformat e sistemit të mbrojtjes sociale në Shqipëri" Ne kuader te shërbimeve mbeshtetese per fëmijet jemi të interesuar të kontraktojmë një ekspert te sherbimit animator social. Ekperti do të sigurojë mbështetje sociale dhe animacion në grup për fëmijë të grupmoshave të ndryshme bazuar në planin e nevojave të identifikuara të fëmijëve që frekuentojnë qendrat komunitare nr 5 dhe 6 të Bashkisë Shkodër. Nëpërmjet aktiviteteve argëtuese-stimuluese synimi final është të ndihmojë fëmijët në rritjen e përfshirjes sociale dhe lehtësimit të tyre emocional nëpërmjet programeve të ndryshme animuese. Nëse keni aftësi të mira profesionale, njohuri të forta të programeve/qasjeve të animimit dhe një pasion për të punuar me fëmijët, ky pozicion është për ju!

    Detyrat Kryesore:

    Në bashkëpunim me specialistin e qendrës komunitare, identifikon fëmijët në nevojë për përfshirje sociale.
    Ofron mbështetje animuese për fëmijë që janë të izolur nga pikëpamja sociale dhe kanë mundësi të pakta për aktivitete sociale dhe argëtim.
    Realizon takime me prindërit për të folur mbi gjendjen sociale dhe emocionale të fëmijëve.
    Ndërhyn dhe mbështet stafin në situata të caktuara për të realizuar zgjidhje sa më efikase dhe profesionale.
    Në bashkëpunim me specialistin e qendrës komunitare kontribuon në përgatitjen e planit të punës, duke përshtatur aktivitetet me planin individual të fëmijës.
    Është përgjegjës për organizimin e grupeve me fëmijë dhe organizimin e aktiviteteve sociale, argëtuese për fëmijët e grupmoshës 5-15 vjec në qendrën komunitare 5 dhe 6 të bashkisë Shkodër.
    Të përdorë metoda bashkëkohore pune për të krijuar një klimë sa më tërheqëse në shërbimin e ofruar në grup.
    Specialisti i animacionit, ka për detyrë të raportojë në mënyrë periodike mujore orët e punës, listprezencat dhe raportin mujor me specifikimet e veprimtarive që ka realizuar, tek koordinatori lokal i projektit dhe Drejtorisë së Shërbimit Social Shkodër.
    Specialisti i animacionit ka për detyrë, që të bashkëpunojë me shërbimin social, për ofrimin e shërbimit sipas nevojave dhe mbështet bashkëpunëtorët e zhvillimit të fëmijës nw qendrwn komunitare (punonjësit socialë, psikologun, prind-in/ërit).
    Profili për pozicionin specialist animator.


    Diplomë Universitare per arminim e lartë, kryesisht me profil në shkencat sociale dhe të edukimit.
    I/E gatshme dhe i/e disponueshme për realizimin e takimeve sipas nevojave të qendrës komunitare.
    Eksperiencë në punë me fëmijët dhe të rinjtë në identifikimin dhe përmbushjen e nevojave emocionale.
    Të zotërojë teknika komunikimi dhe animacioni psiko-social me fëmije dhe të rinj.
    Të ketë aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe për të punuar në grup.
    Aftësi për ruajtjen e konfidencialitetit të rasteve që punon
    Orari nga e hëna në të premte gjithsej 80 orë në muaj.
    Të ketë eksperiencë në organizim aktivitetesh për fëmijë dhe të rinj
    Paraqitja e dokumentave

    Paraqitja e dokumentave Personat e interesuar janë të ftuar të paraqesin brenda datës 21.07.2024 në adresën [email protected] një Curriculum Vitae, ofertë financiare ku përcaktohet çmimi për orë shërbimi duke përfshirë të gjitha taksat sipas ligjeve në fuqi dhe një letër interesi. Vetëm aplikantët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.

     




    Apply
Working...
X