Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Specialiste Finance

    Specialiste Finance







    Tirane



    Fusha | Profili i punes

    Ekonomist-Financier/e



    Eksperienca



    vetem me eksperience







    Our Financial team is growing. Let's grow together.
    Grow with us...

    VAS GROUP i themeluar në vitin 1994. operon në të 11 vendet e Ballkanit duke ofruar shërbime nga A në Z, përfshirë “meet & greet”, transferta në aeroport, autobus në dispozicion, guida eskortë, hotele, restorante, muze, atraksione të veçanta, etj.
    Aktualisht jemi në kërkim të personave energjikë për t’iu bashkuar ekipit tone në rritje, në pozicionin e mëposhtëm:
    Specialiste Finance - Departamenti i Financës

    Funksionet kryesore të pozicionit të punës* (duke listuar fillimisht më të rëndësishmet):

    Bashkëpunimi me menaxhmentin për të mbledhur dhe analizuar informacionin financiar;
    Përgatitja e planeve financiare dhe zhvillimi i modeleve financiare;
    Vlerësimi i strukturave të kostos dhe rrjedhave të të ardhurave;
    Hulumtimi dhe analizimi i trendeve të biznesit dhe përgatitja e parashikimeve financiare;
    Rekomandimi i zgjidhjeve për të ulur shpenzimet, për të rritur të ardhurat dhe për të maksimizuar efikasitetin;
    Monitorimi i zbatimit të planeve financiare, kryerja e vlerësimeve të rrezikut dhe bërja e rregullimeve sipas nevojës;
    Dokumentimi i proceseve financiare dhe paraqitja e raporteve të progresit;
    Mbajtja e informacionit mbi kërkesat rregullatore dhe praktikat më të mira në menaxhimin financiar;
    Rregjistrimi i faturave të shitjes dhe të blerjes në sistemin financiar për çdo ditë;
    Rregjistrimi i pagesave dhe arkëtimeve Cash;
    Përgjegjëse për marrëdheniet me zyrën e Tatimeve, QKB;
    Përgatitja dhe dërgimi në kohë i Librave të Shitjeve dhe Blerjeve, të Pasqyrave Financiare, dhe raporteve në përputhje me Standardet e Kontabilitetit Financiar.
    Kualifikimet​
    Edukimi: Diplomë Universitare, dega Financë;
    Eksperienca: 4+ vite eksperiencë në kompani shërbimesh dhe retail;
    Aftësi të mira organizative dhe komunikimi;
    Njohje dhe zoterim i i mire i sistemit Dynamics NAV/ NAVISION;
    Njohje dhe zotërim i mirë i gjuhës Angleze;
    Merr përsipër përgjegjësi dhe respekton afatet e caktuara;
    Mirëmban sistemin e e-filling.
    Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar këtu ose apliko nga duapune.com.
    Ju lutem dërgoni me email dokumentet tuaja të aplikimit në adresën [email protected] duke specifikuar pozicionin për të cilin aplikoni .
    Afati i fundit për aplikim është data 20 Korrik, 2024.
    Vetëm kandidatët e kualifikuar do të kontaktohen.

     




    Apply
Working...
X