Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Agjent Shitje -Key Account

    Agjent Shitje -Key Account







    Fier



    Tipi

    me orar te plote



    Fusha | Profili i punes

    Agjent shitje | Menaxhim shitje



    Gjuha

    anglisht



    Eksperienca



    me dhe pa eksperience







    EUROLAB INTERNACIONAL GRUP shpk, një ndër shoqëritë lider në fushën e importit dhe distribucionit në Shqipëri për shkak të zgjerimit të aktivitetit, shpall vakant pozicionin:

    "Agjent Shitje Fier- Key Account" per zonen (Lushnje, Fier, Vlore, Berat)

    Detyrat dhe përgjegjësitë:

    Arritja e targetit të shitjeve të vendosur në zonën e përcaktuar duke respektuar rutin e lëvizjes.
    Rrit vizibilitetin e produktit ne treg sipas Kpi-ve te vendosura.
    Menaxhon në mënyrë efikase stokun brenda kufijve të lejuar. Ruan cilësinë e produktit duke shmangur skadencat e produktit përmes rotacionit efektiv të stokut duke zbatuar teknikat e shitjes dhe të stokut.
    Zbaton vendosjen e POSM (materialeve promocionale në pikat e shitjes) dhe programeve sipas standardeve të tregtimit.
    Njeh shumë mirë zonën e tij / saj dhe pikat e shitjes, ndjek dinamikën e zhvillimit të zonës dhe informon menaxherin për çdo ndryshim të tregut.
    Monitoron çmimet e konsumit në zonën e tij / saj dhe raporton tek menaxheri.
    Mban marrëdhënie të ngushta dhe efikase me klientët përmes vizitave të rregullta.

    Kualifikimet dhe Kërkesat:

    Të ketë përfunduar Arsimin e Lartë Ekonomik, Administrim Biznesi apo fusha të tjera të ngjashme.
    Të ketë minimumi 3 vjet eksperiencë pune në shitje, avantazh eksperienca e punës në industrinë FMCG.
    Të kuptojë proçesin dhe dinamikat e shitjes
    Të ketë aftësi shumë të mira, komunikimi dhe shitje
    Të ketë njohuri të mira në paketën Microsoft Office.
    Të ketë leje drejtimi Kategoria B.

    Kompetencat dhe aftësitë e kërkuara:

    1. Komunikimi: Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi verbal dhe të shkruar.
    2. Negocimi: Të ketë aftësi shumë të mira negocimi.
    3. Punon në mënyrë të pavarur: Të jetë i përgjegjshëm, i besueshëm, të punojë në mënyrë të pavaruar.
    4. Menaxhimi i kohës: Të dijë të menaxhojë kohën, të realizojë planin ditor sipas planifikimit.
    5. Dëgjues aktiv: Të jetë dëgjues shumë i mirë i kërkesave të klientit


    Shënime:
    Personat e interesuar, mund të dërgojnë CV-në në adresën [email protected] brenda datës 30/07/24
    Në subjekt të e-mailit të vendoset pozicioni i punës për të cilin aplikohet.
    Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen nga kompania.

    *Të dhënat tuaja do të ruhen dhe përpunohen vetëm për qëllime rekrutimi, në mbështetje të legjislacionit në fuqi për mbrojten e të dhënave personale Ligjit (Nr. 9887 datë 10.03.2008) Për mbrojtjen e të dhënave Personale.

     




    Apply












    [email protected]
Working...
X