Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune

    Tirane, ofroj vend pune







    Tirane



    Nr. Njesia - Zona me e afert?



    5 Blloku





    Tipi

    me orar te plote



    Fusha | Profili i punes

    Ekonomist-Financier/e





    Firma “ Kallfa SHPK “ njofton të gjithë personat e interesuar se shpall pozicionin vakant për Financier/e- Menaxher Finance me kohë të plotë me,

    Kontratë pune 1 vjeçare, me të drejtë ri-përtëritje, në varësi të performancës dhe mundësive të vete shoqerise
    Me kohë të plotë;

    Përshkrimi i Pozicionit të Punës:​Financieri/ja do të jetë përgjegjës/e për kryerjen e transaksioneve financiare sipas legjislacionit tatimor ne fuqi dhe kodit te punes.
    Regjistrimin dhe mbajtjen e te gjithë dokumentacionit te arkës dhe të bankës,magazines , dhe gjithë dokumentacionin mbështetës tjetër financiar që është në ruajtje në arkivën e shoqerise. Financieri/ja do te jetë përgjegjës/e për përgatitjen e raporteve financiare, të transaksioneve dhe raportimin e tyre prane ortakut te shoqerise sa here qe ky informacion kerkohet .
    Financieri/ja do te jete pergjegjese per pergatitjen e pasqyrave financiare vjetore dhe pergatitjen e materialeve dhe raporteve fiannciare qe di kerkohen nga auditet e jashtem.
    Financieri/ja kërkohet të këtë njohje të mirë të legjislacionit dhe rregulloreve përkatëse të veprimtarisë ekonomike shoqerise . Eksperienca në sektorin e mbajtjes se kontabilitetit nebizneset e medha është një aset. Te dije te komunikoje dhe te jete i gatshem per te pergatitur informacione dhe te ndjek problemee e linduar gjate punes me organet tatimore .Pozicioni i punës kërkon një angazhim me kohë të plotë.
    Raporton çdo muaj mbi situatën financiare te shoqerise, dhe jep mendime e sugjerime per ecurine dhe zgjidhjen e ceshtjeve apo probleme qe hasen gjate punes .
    Detyra të tjera që lidhin sektorin e finances ne koordinim me stafin e shoqerise .

    Kualifikimet e kërkuara:​Te këtë mbaruar studimet për Ekonomi, preferohet Dega Financë.
    Të ketë eksperiencë pune në menaxhimin financiar në sektorin privat./ por dhe ate buxhetor
    Të ketë njohuri të gjuhës angleze.
    Të jetë i/e motivuar dhe fleksibël me ngarkesën e punës.
    Të jetë sistematik i programuar dhe të ketë njohuri në ruajtjen e dokumentacionit financiar.
    E preferueshme të ketë njohuri e të punojë me programin Alpha dhe te njoh shumë mirë paketën microsoft office, veçanërisht Excelin .
    Te jetë i/e gatshëm të punojë dhe me orare të zgjatura kur të ketë nevoje shoqeria
    Aftësitë Individuale​
    Aftësi të shkëlqyera komunikimi;
    Te jete i gatshem te punoje ne ekip, brenda shoqerise , duke krijuar klimen e duhur per mbarevajtjen e punes se shoqerise .
    Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur, të paanshme dhe me integritet;
    Të jetë përgjegjës për respektimin e detyrave dhe afateve të përcaktuara;

    Preferohen:​Kandidatët me përvoja të mëparshme në sektorin privat – Kontabiliet apo finance

    Në përputhje me Nenin 142 të Kodit të Punës, të ndryshuar, “Koha e provës” konsiderohet si kohë prove 3 muajt e parë të punës.

    Me qëllim aplikimin në këtë pozicion kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentacionin si vijon:

    CV e kanditatit/es;

    Kopje te Diplomës, të shoqëruar me kopje të listës së notave të studimeve Bachelor dhe /ose Master, ose ekuivalente me to;

    Dokument që provon njohuritë e gjuhës angleze;

    Çdo dokumentacion të nevojshëm që tregon kualifikimet e kandidatit/es dhe përvojat e mëparshme;

    Vërtetim nga punëdhënësi i mëparshëm me kontaktet e punëdhënësit;

    Dëshmi penaliteti


    Paga bruto është e negociushme .​

    Afati i fundit i aplikimeve do të jetë data 10 korrik 2024 ,ora 10.



    Dokumentacioni mund të dërgohet i skanuar në adresën e emailit [email protected] ,

    Kandidatët e shortlistuar do të njoftohen dhe mund të thirren në një intervistë.



    Shënim: “ Kallfa shpk “ rezervon të drejtën të anulojë thirrjen, nëse kandidatët nuk përmbushin kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara për këtë pozicion pune.

    Cel. : 0692072551

     


    Attachments










    thirrje_financier.docx

    29.5 KB

    · Views: 0










    Apply


    WhatsApp
Working...
X