Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune Menaxher/e Shitjesh në Showroom

    Tirane, ofrohet vend pune Menaxher/e Shitjesh në Showroom







    Tirane



    Tipi

    me orar te plote



    Fusha | Profili i punes

    Agjent shitje | Menaxhim shitje



    Gjuha

    anglisht





    EPPC Albania kërkon një Menaxher/e Shitjesh në Showroom, për klientin e saj, kompani që operon në fushën e argjendarisë dhe krijimeve artistike.


    Përgjegjësitë kryesore:

    Të zhvillojë strategjinë e përgjithshme të shitjes në përputhje me objektivat e biznesit;
    Të hartojë buxhetin vjetor të shitjeve si dhe të kryej ndjekjen e tij deri në realizim;
    Të përgatisë politikën e çmimeve në përputhje me zhvillimin e tregut, projektit dhe kërkesave të kompanisë;
    Të prezantojë në mënyrë dinjitoze produktet dhe sherbimet e kompanisë;
    Të përgatisë periodikisht raportet mbi shitjet dhe rezervimet;
    Të përgatis plane veprimi dhe tabela për të identifikuar klientë të rinj dhe të planifikojë mënyrën për qasje ndaj kontakteve të reja duke analizuar paraprakisht potencialin e blerësit;
    Të përgatisë analiza të tregut, të konkurrencës, të çmimeve, të kënaqësisë së klientit në bashkëpunim me Departamentin e Marketingut;
    Të udhëheq kërkimet në treg për të identifikuar kërkesat e tregut dhe blerësit potencial;
    Të propozojë dhe përgatisë oferta të personalizuara për klientët;
    Të kryej takime periodike për të monitoruar ecurinë dhe problematikat e shitjeve;
    Të raportoj tek eprorët periodikisht zhvillime specifike, informacione të mbledhura në terren,
    Të kryej hedhjen në sistem dhe rakordimin e faturave;
    Të trajnojë stafin e shitjes sipas udhëzimeve, të monitorojë përformancën individuale si edhe të grupit në tërësi;
    Kryerja sistematike e inventarit në pergjithesi, suport me sistemimet në magazinë dhe në vitrinat e dyqanit.

    Kërkesat për këtë pozicion janë:

    Diplomë Universitare në Administrim Biznesi, ose degë të tjera të ngjashme;
    Eksperiencë e mëparshme pune në shitje produktesh në sektorin e argjendarisë dhe aksesorëve;
    Njohuri shumë të mira të programeve Microsoft Office, e preferueshme eksperienca në programin financiarë Alpha;
    Eksperiencë në shërbimin me klientet dhe praktikave bazë të biznesit;
    Njohës i gjuhës angleze;
    Të zotëroj aftësi shumë të mira negociuese, bindese dhe të mbylli shitjet me sukses;
    Të jetë pozitiv, entuziast, i matur, i besueshëm dhe profesional.

    Si të aplikoni:

    Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj në linkun që vijon:

    Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.

     










    www.eppc.al | aplikim.eppc.al
Working...
X