Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, kerkohet Asistent/e Marketingu

    Tirane, kerkohet Asistent/e Marketingu







    Tirane



    Nr. Njesia - Zona me e afert?



    5 Selite | Kodra e Diellit





    Tipi

    me orar te plote



    Fusha | Profili i punes

    Marketing





    Përshkrimi​Jemi në kërkim të një asistent/e marketingu të përkushtuar për të bashkëpunuar me ekipin tonë në zhvillimin dhe zbatimin e strategjive të marketingut. Asistenti/e marketingu do të ketë një rol kyç në mbështetjen e aktiviteteve të marketingut dhe komunikimit të markës nëpërmjet kanaleve online dhe offline.
    Detyrat​
    Mbështetja në zhvillimin dhe zbatimin e planeve të marketingut në përputhje me objektivat e produkteve të kompanisë.
    Krijimi dhe menaxhimi i përmbajtjes së mediave sociale, duke përfshirë postime, fotografi dhe video për të rritur prezencën tonë në rrjete sociale.
    Përgatitja dhe koordinimi i materialeve të marketingut, përfshirë broshura, katalogë, fletëpalosje dhe materiale promovuese të tjera.
    Monitorimi i performancës së fushatave të marketingut dhe raportimi i rezultateve për ekipin drejtues.
    Bashkëpunimi me ekipin e marketingut për të krijuar materiale të cilat përmbajnë mesazhin dhe identitetin e markës.
    Mbështetja e organizimit dhe menaxhimit të aktiviteteve promovuese dhe eventeve të ndryshme.
    Ndjekja e tendencave të industrisë së mediave sociale dhe përdorimi i tyre për të përmirësuar strategjitë tona.
    Bashkëpunimi me ekipin e marketingut për të siguruar që përmbajtja dhe aktiviteti në mediave sociale të përputhet me qëllimet e përgjithshme të markës.
    Ndjekja dhe përditësimi i materialeve të nevojshme në WEBs të kompanisë, me asistimin e menaxherit të marketingut.
    Kualifikimet​
    Të ketë përfunduar arsimin e lartë në fushën e marketingut, komunikimit, ose fusha të ngjashme.
    Aftësi të shkëlqyera komunikimi, të shkruar dhe të folur shqip.
    Aftësi të shkëlqyera komunikimi, të shkruar dhe të folur anglisht.
    Përgjegjshmëri dhe aftësi organizative të mira.
    Aftësi për të punuar efektivisht në një ekip dhe për të menaxhuar shumë detyra në një kohë.
    Njohuri bazë e platformave të mediave sociale dhe mjeteve të analizës së tyre (p.sh. rrjetet sociale si Meta Business, TikTok, LinkedIn, Youtube, dhe Insights Meta Business, Google Analytics).
    Njohuri bazë e platformave të programeve design si Canva për publikimet në mediat sociale.
    Përvojë pune në fushën e marketingut min një vit është një avantazh.
    Shënime​Nëse jeni një individ energjik, kreativ dhe me pasion për marketingun, jeni i ftuar të aplikoni për këtë pozicion. Ju lutemi të dërgoni CV-në tuaj dhe një letër motivimi në adresën tonë të emailit për të qenë në shqyrtim për këtë mundësi të shkëlqyeshme punësimi.


    Departamenti i Burimeve Njerezore
    Agikons. Sh. P. K
    E-mail: [email protected]
    Adresa: Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selite, Tirane

     




    Apply


    WhatsApp

















    “Agikons” sh.p.k
    Blloku Rezidencial “Kodra e Diellit”, A0/1. Tirane, Albania.
    Tel: +355 68 40 52 085
    [email protected] | www.agikons.com
Working...
X