Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune

    Tirane, ofroj vend pune







    Tirane



    Tipi

    me orar te plote



    Fusha | Profili i punes

    InxhinieriInxh. Elektrike | Elektronike





    Hybrid Energy është pjesë e grupit Globe Group.

    HYBRID Energy është një kompani e cila operon në fushën e energjisë diellore dhe ofron zgjidhje Gjermane për sistemet fotovoltaike.

    Kompania HYBRID Energy fokusohet në ofrimin e zgjidhjeve fotovoltaike të avancuara të bazuara në materiale të besueshme dhe shumë efikase, fuqi punëtore të trajnuar dhe me përvojë, si dhe me një ekip inxhinierik profesional gjerman.

    Shoqëria “Hybrid Energy” kërkon të punësojë:

    Inxhinier Elektrik në Zbatim të Projekeve Fotovoltaike

    Detyrat dhe Përgjegjësitë:

    Zbaton projektet e sistemeve fotovoltaike ne terren me te gjitha specifikimet teknike;
    Ndjek ecurinë e punimeve që nga projekt-ideja, zbatim dhe kolaudim perfundimtar.
    Organizon dhe drejton ekipet e instalimit në terren sipas grafikut te punimeve dhe proceseve qe lidhen me ecurine e punimeve ne objekt;
    Inspekton të gjithë punen / instalimet fotovoltaike, duke përfshirë pajisjet dhe mjetet e punës dhe verifikon gjëndjen e tyre si dhe rekomandon ndryshime të mundshme.
    Organizon, kryen ose menaxhon masat e mirëmbajtjes sipas planit te projektimit dhe sipas udhëzimeve përkatëse.
    Kontrollon dhe siguron që forca punëtore punon duke zbatuar rregulloren e sigurimit Teknik.
    Raporton dhe dokumenton ecurinë e zbatimit të projekteve fotovoltaike në kohë reale.
    Përpilon raporte periodike.
    Mbështet Departamentin e Inxhinierisë sipas kërkesës.

    Kërkesat

    Të ketë mbaruar studimet e Larta në Degën “Inxhinieri Elektrike”.
    Të ketë aftësitë bazë të Microsoft Office.
    Eksperience 2 vjecare me instalimin e sistemeve diellore.
    Eksperiencë me programe inxhinierike si AutoCAD, EPLAN, ETAP etj.
    Njohuri te mira te gjuhes angleze.
    Gatishmëri për të mësuar.
    Ndërgjegjshmëria.
    Patente klasi B.
    Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-të me fotografi në adresën elektronik: [email protected] ose kontaktoni ne nr. +355674021523.

    Jeni të lutur të përcaktoni pozicionin e punës për të cilin aplikoni në email-in e dërguar.

    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”

    Adresa: “Autostrada Tiranë-Durrës, Km 11, Godina "Hybrid", Kati 0, Kashar” (ish – Godina Emigres).

    www.hybrid.al / www.globegroup.al

    Cel. : 0674021523

     




    Apply


    WhatsApp

















    Globe Group
    0676027237 | [email protected]
Working...
X