Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Fier, ofrohet vend pune Shitje


    BM GROUP shpk, një ndër shoqëritë lider në fushën e distribucionit në Shqipëri referuar zgjerimit të aktivitetit, shpall vakant pozicionin:
    "Menaxher Shitje On Trade Fier"

    Detyrat dhe përgjegjësitë:

    Komunikon, raporton dhe informon lidhur me tregun dhe konkurrencën;Analizon dhe kontrollon punën ditore të agjenteve te shitjes;Siguron suksesin dhe përmbushjen e detyrave të shitjes;Jep kontributin në hartimin e manovrave/incentivave që aktivizojnë shitjet duke shpenzuar një kohë të konsiderueshme në terren;Menaxhon marrdhenien me klient potencial duke u siguruar qe ky i fundit te permbushë te gjitha pritshmerite;Siguron raporte të sakta tek eprori mbi: ecurinë periodike të praktikave të shitjes, përfshi dhe performancen individuale dhe të agjentëve të shitjes, trendin e sjelljes konsumatore, kërkesa konsumatore te identifikueshme gjatë praktikave te shitjes;Menaxhon dhe zhvillon marrëdhenie të shëndosha të biznesit ekzistues me partnerët aktuale;Zhvillimi i marrëdhënieve me klient të rinj;
    Kualifikimet:

    Diplomë Universitare, preferohet në Administrim Biznesi apo fusha të tjera të ngjashme.Të ketë mbi 3 vjet eksperiencë pune në të njejtën pozitë.Një angazhim për shërbime të shkëlqyera ndaj klientit.Njohuri të mira në paketën Microsoft Office.Njohuri të mira në gjuhën angleze.Leje drejtimi kategoria B.
    Aftësitë e kërkuara

    Aftësi shumë të mira komunikimi verbal dhe të shkruarAftësi të shkëlqyera menaxhuese dhe negociueseAftësi të shkëlqyera organizative dhe kordinueseAftësi shumë të mira motivuese dhe planifikueseAftësi shumë të mira shitje dhe marketing.Te ruaj konfidencialitetin dhe te kete etike te larte profesionale.
    Ofrojme;

    Kushte shumë të mira pune.Pagesa: Pagë bazë + Bonus.Pagë e 13-të.Makine
    Shënime
    Personat e interesuar, mund të dërgojnë CV në adresën [email protected].
    Nr kontakti +355 69 70 41 854

    *Të dhënat tuaja do të ruhen dhe përpunohen vetëm për qëllime rekrutimi, në mbështetje të legjislacionit në fuqi për mbrojten e të dhënave personale Ligjit (Nr. 9887 datë 10.03.2008) Për mbrojtjen e të dhënave Personale.
    AplikoWhatsApp
Working...
X