Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, kerkohet Specialist IT

    Tirane, kerkohet Specialist IT







    Tirane



    Nr. Njesia - Zona me e afert?



    5 Selite | Kodra e Diellit





    Tipi

    me orar te plote



    Fusha | Profili i punes

    IT | TIK | Informatike Ekonomike





    Përshkrimi​Agikons sh.p.k është kompani ndërtimi prej më shumë se 20 vite në treg, e vlerësuar ndërkombëtarisht për cilësinë e lartë të ndërtimit. Pika më e fortë e kompanisë është stafi ynë, për të cilin kujdesemi që të gjejë një ambjent mikpritës dhe të ndjehen të vlerësuar për çdo kontribut që japin në kompani me punën dhe eksperiencën e tyre. Në Agikons shpk secili punonjës ka mundësi të ngrihet në detyrë dhe të vlerësohet mbështetur tek rezultatet e punës.
    Nëse dëshiron një pozicion pune të sigurtë, dhe me mundësinë për t’u rritur në karrierë dhe për t’u mirëpaguar pas çdo rritje, atëherë Agikons shpk është zgjedhja jote më e mirë.
    Detyrat​
    Përgjegjës për mirëmbajtjen e rrjetit, routers, switches, pajisjeve multifunksionale, pajisjeve mobile etj;
    Përgjegjës për mirëmbajtjen e web serverit si dhe websit-et e kompanisë;
    Përgjegjës për mirëmbajtjen, konfigurim, troubleshooting të serverave, kompjuterave, laptopeve dhe paisjeve hardware dhe software;
    Përgjegës për menaxhimin dhe konfigurim e Active Directory, Domain Controller, Windows Server, etj;
    Përgjegjes për sistemet Antivirus & Malware, sigurinë e të dhënave në sistemet informatike;
    Ofon zgjidhjet teknike dhe troubleshoot të problemeve në rrjet, paisjeve hardware dhe sisteme software;
    Instalon dhe konfiguron programet software të kërkuara nga punonjesit sipas pozicioneve.
    Raporton në kohë dhe merr masa për zgjidhjen e problemeve në fushën e IT të cilat ndikojnë në mbarëvajtjen e proceseve të kompanisë;
    Monitoron dhe raporton kryerjen e proceseve të mirëmbajtjes dhe backup te kompjuterave, serverave, paisjeve hardware dhe software, etj;
    Hulunton dhe propozon zgjidhje për sisteme të reja hardware dhe software;
    Mirëmban, instalon dhe konfiguron sistemet komjuterike,diagnositkon dhe ofron zgjidhje teknike për difektet hardware/software dhe në rrjet;
    Ofron zgjidhje për dokumentimin e procedurave dhe proceseve në lidhje me sistemet komjuterike dhe informacionin elektronik;
    Rekomandon përmirësime dhe zhvillimin e sistemeve të reja për automatizimin dhe kontrollin e informacionit dhe proceseve te punes;
    Ofron trajnime dhe suport për përdoruesit ekzistues dhe të rij të sistemeve kompjuterike;
    Pergjigjet në kohë dhe ofron suport në distance ne lidhje me kërkesat për sistemet kompjuterike;


    Kualifikimet​
    Diplome Bachelor në deget Informatike, Inxhinjeri Kompjuterash apo te ngjashme;
    Të ketë njohuri të mira të sistemeve të operimit Windows 10 , 11 dhe Server;
    Të ketë njohuri te mira ne mirembajten e webeve dhe web server;
    Të ketë njohuri të mira në shërbimet baze të active-directory dhe sistemeve mail;
    Te ketë njohuri të mira për help-desk troubleshooting dhe suport të perdorueseve;
    Të ketë njohuri të mira në sistemet e sigurisë së të dhënave, antivirus, mbrotje etj;
    Të ketë njohuri te mira per suport të paisjeve si printera, fotokopje, skanera etj;
    Të ketë njohuri të mira per rrjeta, firewall, VPN, routing & wireless
    Të ketë njohuri të mira të gjuhës Angleze;
    Aftesi të mira analitike, persistent për zgjidhje dhe supervizim minimal;
    Aftesi të mira teknike dhe komunikuese për mardheniet me kolegët;
    Aftesi të mira dhe inovative për të eksploruar zgjidhje dhe teknologji të reja;
    Aftesi të marre përsipër pergjegjësi dhe të ofroje zgjidhje solide në kohë;
    Aftesi të mira në organizimin e kohës në mënyre efikase për të realizuar objektivat;
    Aftesi të mira për të përthithur shpejt njohurite e reja gjatë punës;
    Aftesi të mira për të ofuar ndihme dhe trajnime kolegeve në kompani;
    Shënime​Të gjithë kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-në e tyre në adresën: [email protected] duke specifikuar ne subject pozicionin per te cilin po aplikojne.

    Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".


    Departamenti i Burimeve Njerezore
    Agikons. Sh. P. K
    E-mail: [email protected]
    Adresa: Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selite, Tirane


     




    Apply


    WhatsApp

















    “Agikons” sh.p.k
    Blloku Rezidencial “Kodra e Diellit”, A0/1. Tirane, Albania.
    Tel: +355 68 40 52 085
    [email protected] | www.agikons.com
Working...
X