Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Kapsula.al kerkon te punesoje: Financier/e

    Kapsula.al kerkon te punesoje: Financier/e







    Tirane



    Tipi

    me orar te plote



    Fusha | Profili i punes

    Ekonomist-Financier/eFinance-Specialist | Banke / Sigurime



    Gjuha

    anglisht



    Eksperienca



    vetem me eksperience







    Kompania Kapsula (Tiranë) distributor i produkteve farmaceutike dhe pajisjeve mjekësore,
    kërkon të punësojë punonjës/e në pozicionin e Financierit/es

    Detyrat dhe pergjegjesitë:

    * Te mbikëqyrë dhe të mbajë nën kontroll tërësinë e sistemit financiar/kontabel të shoqërisë;
    * Te krijojë dhe të mbajë nën kontroll procedurat e hedhjes se të dhënave në programin kontabël;
    * Te sigurojë që kostot aktuale të jenë të regjistruara saktesisht jo vetem per efekt të
    rezultateve te pergjithshme te shoqërisë por edhe sipas departmenteve apo aktiviteteve të saj si dhe performanca financiare te ndiqet dhe raportohet korrektësisht në kohë;
    * Te garantojë një strukturë kontabël flexibël për t'iu pershtatur në perspektivë zmadhimit dhe zgjerimit te shoqërisë;
    * Te mbikqyrë në vazhdimësi dhe me përpikmëri proceset financiare, te kryej analiza/kontrolle të rregullta të faturimeve & pagesave të klientëve duke evidentuar klientët me probleme ne likujdime; të mbaj raportet me klient-furnitor per cështjet financiare;
    * Analizon dhe sygjeron rekomandime per të rritur në mënyrë strategjike performancën financiare;
    * Te bëjë te gjitha deklarimet periodike tatimore dukë përfshirë dhe pasqyrat financiare vjetore për qëllime të raportimit financiar të jashtëm;
    * Te raportojë pasqyrat financiare mujore dhe raportet e tjera analitike të rëndësishme për qëllime të brendshme si dhe të interpretojë këto raporte duke ndihmuar menaxhmentin te identifikoje pikat e dobëta dhe të forta të aktivitetit financiar dhe ndihmojë atë në marrjen e vendimeve operacionale dhe strategjike;
    * Ndërton buxhetet ne bashkëpunim me te gjitha strukturat e tjera te shoqërisë, ndjek dhe kontrollon zbatimin e tij;
    * Krijon dhe ruan marrëdhënie të forta me drejtuesit e lartë në menyrë që të identifikoje nevojat e tyre;
    * Te sigurojë që dokumentacioni të arkivohet në menyrë korrekte me të gjitha të dhënat e nevojshme për të maksimizuar eficencen e departmentit te financës (dosje përkatëse të klient/furnitorëve, arkës/bankës, të punonjësve dhe listpagesave, te aseteve etj;
    * Te sigurojë që dokumentacioni të arkivohet në menyrë korrekte dhe që kontrollet e brëndshme të jenë efektive si dhe të sigurojë perputhshmërinë me organet shetërore dhe lokale, ligjeve të aplikueshme, rregullatorët dhe rregullat per raportimin financiar dhe taksave;
    * Ndjek të gjitha marrëdheniet me institucionet sheterore si Tatime, Bashki, QKB

    Kualifikimet dhe pergjegjesite profesionale:
    * Të ketë mbaruar arsimin e lartë në Fakultetin Ekonomik, dega Finance;
    * Të ketë njohuri te mira të programeve të ndryshme të mbajtjes se kontabilitetit;
    * Të ketë njohuri të mira të standardeve kombëtare të kontabilitetit dhe atyre nderkombëtare te raportimit financiar;
    * Të ketë njohuri te mira të legjislacionit tatimor, tregtar dhe te punes;
    * Të ketë njohuri shumë te mira në përdorimin e Paketes Ms. Office;
    * Të ketë njohuri të mira të planifikimit dhe zhvillimit të problemeve ekonomiko - financiare;
    * Të ketë eksperiencë pune mbi 5 vjet ne fushën e Kontabilitet - Finance;
    * Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze;

    Ju lutemi te dergoni CV-ne tuaj ne adresën e e-mail: [email protected]
    Garantojme që CV-ja Juaj do te trajtohet me konfidencialitet te plote.
    Tel: +355 69 486 9773

     




    Apply


    WhatsApp

















    kapsula.al | +355 69 486 9773
    Spiro Moisiu Tirane, 9301, Albania
    [email protected]
Working...
X