Kompania ROAL FOOD kerkon te punesoje MENAXHER LOGJISTIKE
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Mirëmban flotën e Shoqerise, harton dhe implementon të gjithë rregulloret dhe procedurat e transportit dhe mirëmbajtjes së mjeteve të shoqërisë;
- Koordinon shume mire rradhën dhe kohën e ngarkesave me Menaxherët e Shitjeve, Pergjegjesin e Magazinës dhe mjetet e transportit të kompanisë dhe paleve të treta.
- Njeh shumë mirë kodin rrugor dhe çdo dispozitë ligjore që lidhet me qarkullimin e mjeteve të transportit të të gjitha llojeve dhe madhësive në territorin e Shqiperisë ose shteteve që kompania kryen shkëmbime tregtare. Eshtë I përditesuar me ndryshimet e reja, provizore ose sezonale të ligjeve dhe rregullave që lidhen me qarkullimin e mjeteve të transportit;
- Mban kontakt te afert me Menaxheret Rajonal te Shitjeve, Agjentet dhe Shoferet per ti suportuar me nevoja te mundshme Logjistike duke vene ne dispozicion floten e kompanise;
- Kontrollon dhe siguron mirembajtjen dhe perditesimin e dokumentacionit te logjistikes (mjeteve).
- Monitoron sistemin e brendshem te GPS te kompanise per secilin mjet dhe mer masa me raste shkeljesh.
- Mbikëqyr ngarkesat produktit ne qendrat e distributoreve.
Kualifikimet:
-Diplome Universitare ;
-Të ketë eksperiencë pune në Logjistikë perben perparesi;
-Të ketë aftesi organizative;
-Të jetë i komunikueshem;
-Të ketë njohuri mbi pakten Office;
-Të posedojë leje drejtimi automjeti;
-Të jetë i aftë të punoje në grup.
-Njohje bazike te pjeseve mekanike te mjeteve te transportit perbejne perparesi.
Shënime
Te interesuarit te dergojne cv : [email protected] Cel.0686021526
Cel. : 0686021526
AplikoWhatsApp