PROFILI I PUNËS Agjent Biznesi (SOHO)
Qëllimi i pozicionit
Të promovojë produktet e kompanisë duke kryer aktivitetin në terren me klientë të ndryshëm biznesi.
Të ndjekë/perfundojë procesin e shitjes dhe të konkludojë firmosjen e kontratës së pajtimtarit me qëllim arritjen e objektivave të caktuara.
Detyrat kryesore:
1.Takime të përditshme në terren me klientë potencialë SOHO (biznese të vogla) në zonën e përcaktuar.
2.Identifikimi i kërkesave dhe ofrimi i zgjidhjeve të përshtatshme për komunikim.
3.Negocimi dhe realizimi i kontratave të reja sipas procedurave të dakordësuara nga kompania.
4.Prezantimi i portofolit të produkteve duke përdorur materiale marketingu (Katalogë, produkte demo etj.).
5.Hedhja në sistem e kontratave të lidhura me klientët.
6.Realizimi i objektivave sasiore dhe cilësore për kontratat e reja biznes.
7.Detyra të tjera sipas kërkesës së Supervizorit dhe nevojave të kompanisë.
Aftësitë e kërkuara:
Experienca të mëparshme në shitje ose promocione në terren.Aftësi shumë të mira komunikuese dhe negociuese.I/E orientuar drejt ofrimit të një eksperience të shkelqyer për klientët.Aftësi shumë të mira të menaxhimit të kohes dhe menaxhimit të situatave që kërkojne zgjidhje.I/E gatshëm/gatshme për të punuar në terren.Aftësi për të zgjidhur dhe deleguar problematikat.Gjuha angleze (përbën avantazh).I/E disponueshëm/disponueshme për të udhëtuar në qytete të ndryshme të Shqipërisë.Njohuri në telekomunikacion (përbën avantazh).Të kryejë detyra të tjera sipas nevojave të kompanisë.
Kandidatët e interesuar janë të ftuar të aplikojnë për pozicionin vakant duke dërguar një CV në formatin e përcaktuar në linkun: Jobs.one.al
Afati i fundit për aplikim: 19 janar 2024.
Apliko