Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune Specialist Blerjesh

    Tirane, ofroj vend pune Specialist Blerjesh





















    Tirane



    Nr. Njesia - Zona me e afert?



    11 QTU | Kashar | Casa Italia





    Tipi

    me orar te plote





    KRON Construction Shpk është pjesë e "Pajtoni Group", një kompani ndërtimi, projektimi dhe menaxhimi që operon në treg prej vitit 2007. Kompania jonë udhëhiqet nga një staf ekspertwsh dhe profesionistësh që i janë dedikuar sfidave më inovatore. Projektet tona sfiduese po marrin jetë dita-ditës. Të lokalizuar me zyrat qëndrore në Autostradën Tiranë-Durrës, ne po kërkojmë të rekrutojmë staf të ri të na bashkohet, në profilin ‘’Specialist Blerjesh’’.


    Përshkrimi Punës

    Si ‘’Specialist Blerjesh’’ i Kron Construction, ti je përgjegjës për interpretimin e kontratave dhe marrëveshjeve të ndryshme që lidh kompania me klientët, furnitorët dhe me çdo palë të tretë.



    Përgjegjësitë:

    1-Kërkon dhe kontakton furnitorët e materialeve/pajisjeve për të përcaktuar disponueshmërinë e produktit/afatin e lëvrimit dhe çmimit;

    2-Monitoron porositë për t’u siguruar që mallrat/pajisjet vijnë në kohë;

    3-Ofron zgjidhje për problemet përkatëse me mallrat/pajisjet e padërguara;

    4-Komunikon statusin e porosive për t’u siguruar se janë zbatuar grafikët/afatet;

    5-Menaxhon dhe mban marrëdheniet me furnitorët.



    Kerkesa dhe Kualifikime:



    Edukimi: Diplomë Universitare në Financë, Menaxhim Biznesi ose fusha të ngjashme;

    Eksperienca: Eksperiencë të mëparshme minimalisht 1 vit;

    Aftesi te tjera:

    -Aftësi shumë të mira në formulimin e qartë të mendimit juridik dhe shkrimit të tij sipas formateve të kërkuara;

    -Keni aftësi shumë të mira komunikimi, pune në grup dhe dedikimi në ndjekjen dhe përfundimin e punëve;

    -Jeni njohës i gjuhës Angleze në të folur dhe të shkruar;

    -Njohuri në përdorimin e paketës MC Office dhe MS Projects.



    KRON të ofron këto përfitime:

    -Një ambient mikëpritës dhe dinamik ku keni mundësi dhe hapësirë për tu rritur profesionalisht;

    -Një pozicion pune tërheqës ku të ofrojmë mundësinë për të qënë pjesë në projekte sfiduese;

    -Punë me kohë të plotë dhe paga konkuruese ne treg;

    -Mentorim dhe mbështetje për zhvillimin tuaj personal dhe profesional;

    -Mundësi rritjeje profesionale brenda grupit.



    Mënyra e aplikimit:

    Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-të e tyre pranë email-it [email protected] duke specifikuar në subjekt të e-mail-it emrin e pozicionit. *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”



     




    Apply


    WhatsApp

















    [email protected] | 0686015000
Working...
X