Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune Asistent Menaxher Projekti

    Tirane, ofrohet vend pune Asistent Menaxher Projekti







    Tirane





    Vend vakant pune Asistent Menaxher Projekti

    Përmbledhja e Pozicionit:
    Asistent Manaxheri Projektit ka detyrë funksionale suportin në zhvillimin, planifikimin, ekzekutimin dhe monitorimin e projekteve që kompania ka në proces.

    Detyrat Kryesore:

    Bashkëpunon me manaxherin e projektit për të kontrolluar kostot, ecurinë dhe realizimin e planeve në projektet e ndërtimit
    Bashkëpunon me manaxherin e projektit dhe departamentin e prokurimeve për të përpiluar ofertat dhe ndërtuar kontratat e furnitorëve dhe nënkontraktorëve
    Ndjek marrëdhënien me nënkontraktoret dhe monitoron faturimet nëse janë konform kontratës së rënë dakort
    Kordinon marrëdhënien e zyrës qëndrore me Drejtuesit e kantierëve të ndërtimit, në kuader të realizimit të planit dhe eleminimit të vonesave në furnizimin me materiale
    Mirëmban databasen e furnitorëve dhe produkteve, suporton departamentin e ofertave për të shtuar furnitorë të rinjë dhe gjeneron raporte për produktet e regjistruara në sistem në varësi të kërkesave të kantierit
    Kujdeset për databasen e klientëve të kompanisë dhe suporton në prezantimin e projekteve klientëve potencial.
    Realizon dhe mban përgjegjësi për të gjithë detyrat e tjera që i ngarkohen
    Kualifikimet / Kërkesat:

    Të ketë mbaruar Fakultetin për Administrim Biznesi ose Plan-B Inxhineri Civile
    Një diplomë pasuniversitare përben avantazh
    Të ketë mbi 3 vjet eksperiencë pune
    Të ketë njohuri shumë të mira të Gjuhës Angleze
    Të ketë aftesi te mira dhe të përshtatet shpejt me programet e reja kompiuterike
    Te ketë saktësi në punë dhe të kushtoj vëmendje maksimale detajeve
    Të ketë aftësi të mira analitike për zgjidhjen e problemeve
    Te respektoj hierarkinë e Kompanise dhe prioritetet që vendosen
    Të ketë aftësi të mira komunikuese, negociuse si dhe të bashkëpunoj në grup
    Të jetë i vetëmotivuar dhe i orientuar drejt arritjes së rezultateve
    Kandidatet te cilet disponojne CV mund ta dergojne ne adresen e email-it [email protected]
    Gjithashtu mund te kontaktojne ne numrin e telefonit 0692024535

    Cel. : 0692024535

     




    Apply


    WhatsApp
Working...
X