Pozicion Pune :Magazinier
Qyteti :Tirane
Detyrat dhe pergjegjesite e pozicionit:
Mban pergjegjesi mbi mallin e magazinuar ne magazinen perkatese.
Ruan dhe sistemon mallrat ne ambjentet perkatese te magazines.
Kontrollon fizikisht te gjitha hyrje/daljet e produkteve nga magazina perkatese dhe krahason sasite fizike te bera hyrje/dalje me dokumentacionin perkates shoqerues (fatura, flete dalje etj).
Bashkepunon me financen per te kontrolluar perputhshmerine e te gjitha regjistrimeve qe behen ne sistem me levizjet fizike te mallrave.
Ben kodifikimin dhe vendosjen e produkteve ne magazine ne menyren e duhur per te lehtesuar identifikimin dhe kontrollin e produkteve.
Monitoron ne baze ditore stokun e magazines qendrore dhe magazinat e tjera te projekteve ekonomike te shoqerise dhe vazhdimisht krahason gjendjen fizike me sasite ne sistem duke kryer inventarizime fizike te produkteve;
Kryen inventare fizike rregullisht me financieren e shoqerise;
Kontrollon fizikisht hyrjet dhe daljet ne magazine;
Menaxhon çdo proçes qe ka lidhje me magazinimin e produkteve;
Kujdeset per dokumentacionin qe te jete i rregullt dhe sipas te gjitha udhezimeve;
Menaxhon fluksin e punes ne magazine qendrore;
Kujdeset per mirembajtjen e magazines dhe administrimin e produkteve;
Raporton ne menyre periodike te eprori perkates mbi gjendjen fizike te produkteve, konsumin e tyre dhe nevojave per furnizim.
Transferon materialet/produktet e shoqerise sipas nje kerkese te aprovuar nga eprori perkates;
Asiston ne procesin e shkarkimit te mallrave te konsumuara ne njesite e tjera ekonomike.
Kerkesa te pergjithshme per kandidatet:
Arsimi: I mesem(perparesi do kene kandidatet me arsim universitar ekonomi/finance)
Eksperienca e mepareshme ne rolin e magazinierit do te shihet si nje avantazh (0-2 vite)
Aftesi shume te mira organizuese dhe koordinuese;
Njohuri te mira te Kodit te Punes, udhezimeve perkatese dhe marredhenieve me punemarresit;
Te kete aftesi shume te mira komunikimi dhe te punoje ne grup;
Ofrohet:
Paga: Konkuruese per tregun (ne varesi te eksperiences dhe arsimit perkates)
Sigurancione sipas legjislacionit
Ambient pune motivues
Cdo i interesuar mund te kontaktoje ne :
email: [email protected]
Phone : 04 223 2860
Albaphoto sh.p.k
RrugaShkelqim Fusha , Pallati Nr.28
1019 Tirane, Albania
Cel. : 04 223 2860
Apliko