Titulli i punës: Menaxher i Shitjeve në Biznes, TIRANE
Departamenti: B2B
Raporton tek: Drejtori i B2B
Autorizimi: Menaxhimi
Detyrat dhe përgjegjësitë:
1. Arritja e objektivave të paracaktuara të shitjeve B2B dhe maksimizimi i të ardhurave në mënyrë që të kontribuojë në objektivat strategjikë të kompanisë.
2. Ofrimi i të gjitha informacioneve përkatëse, ofertave me shkrim, produkteve dhe shërbimeve për klientin dhe informimi për çdo tarifë apo shërbim të ri.
3. Mbledhja, vlerësimi dhe analizimi i informacionit të marrë dhe propozimi për klientin kombinimin më efikas të produkteve dhe shërbimeve tona.
4. Ruajtja dhe zhvillimi i klientëve ekzistues dhe të rinj, cilësia e shërbimit, rritja e biznesit dhe kënaqësia e klientëve.
5. Kryen takime të rregullta me klientët sipas një plani të përcaktuar të disponueshëm në sistemet e kompanisë bazuar në procedurat dhe frekuencat përkatëse.
6. Monitorimi i konkurrencës përmes të gjitha kanaleve të komunikimit.
7. Identifikimi dhe ndjekja e perspektivave dhe referimeve të reja që rezultojnë nga aktiviteti në terren.
8. Detyra të tjera të kërkuara nga mbikëqyrësi.
Arsimi: Diplomë universitare
Eksperiencë profesionale:
Eksperiencë e mëparshme në shitje, reklama, teknika të promovimit të shitjeve dhe marketing
Aftësitë:
Vetëbesimi dhe aftësia për të punuar në ekip.Aftësi të shkëlqyera komunikimi.Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office dhe gjuhës angleze.Leje drejtimi e vlefshme
Te interesuarit te aplikojne duke derguar nje CV ne adresen [email protected] brenda dates 15.01.2024.
Cel. :+355697007476
AplikoWhatsApp