Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Përfaqësues Shitjesh | Tiranë

    Përfaqësues Shitjesh | Tiranë







    Tirane



    Tipi

    me orar te plote



    Fusha | Profili i punes

    Agjent shitje | Menaxhim shitjeMenaxhim



    Eksperienca



    vetem me eksperience







    Progeen Construction, është një shoqëri private me eksperiencë 11 vjeçare në industrinë e ndërtimit në Shqipëri. Progeen aplikon standardet më të larta të profesionalizmit në veprimtarinë e tij, duke garantuar cilësi dhe besueshmëri absolute tek klientët dhe partnerët. Progeen çmon më së shumti kapitalin njerëzor të profesionistëve, të cilit i beson suksesin e çdo projekti.

    Roli: Përfaqësues Shitjesh

    Departamenti: Shitje

    Vendndodhja: Tiranë

    Përmbledhja e Rolit: Perfaqësuesi i Shitjes është përgjegjës për organizimin dhe ndjekjen e shitjeve të apartamenteve dhe pasurive të tjera të paluajtshme që shoqëria disponon, në përputhje me objektivat e vendosura nga punëdhënësi.

    Përgjegjësitë:

    Menaxhon aspektin administrativ të shoqërisë duke përfshirë kontratat, negocimin e detajeve, afatet, raportimin dhe mundësitë e rinovimit të kontratave me klientet;
    Monitoron planet e përgjithshme të shitjes, në përputhje me objektivat e miratuara të kompanisë;
    Përgatit analiza të tregut, të konkurrencës, të çmimeve, të kontratave të realizuara dhe mban kontaktin përfudimtar me klientët aktual dhe potencial;
    Krijon, zhvillon, dhe ruan marrëdhënie pozitive me klientët;
    Suport për zgjidhjen e kërkesave të klientëve dhe ankesave që mund të kenë;
    Menaxhon proceset e ndryshme pas shitjes sipas kërkesave të klientëve si modifikimet e planeve të muraturës, elektrike, mekanike dhe rifiniturave në bashkëpunim me departamentin teknik dhe të financës;
    Kontakt i drejtpërdrejtë me Departamentin e Financës për ndjekjen e kontratave të shitjes deri në përfundimin e procedurave të shitjes dhe dorëzimin e pronës te klienti;
    Informon klientet potencial në lidhje me shërbimet e ofruara;
    Përgatit plane veprimi për të identifikuar klientë të rinj dhe planifikon mënyrën e përqasjes së kontakteve të reja;
    Rifreskimi i databasës së klientit;
    Detyra të tjera që mund t’i ngarkohen.
    Kualifikimet:

    Diplomë universitare;
    Aftësi të mira prezantuese dhe analitike;
    Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi në grup;
    I orientuar, me fokus të qartë, dhe elokuent:
    I matur, i besueshëm, dhe profesional;
    Njohuri shumë të mira të programeve të paketes MC Office.
    Mënyra e aplikimit:

    Të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën [email protected] (duke specifikuar në subjekt të e-mail-it titullin e pozicionit) ose të aplikojnë nëpërmjet modulit të website https://www.progeen.com/karriera.

    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, Datë 10.3.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”

    Për shkak të volumit të aplikimeve, do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur për fazën e intervistimit.

     




    Apply
Working...
X