Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Agjenti i Shitjes Sarande

    Agjenti i Shitjes Sarande







    Sarande



    Tipi

    me orar te plote



    Fusha | Profili i punes

    Agjent shitje | Menaxhim shitje



    Gjuha

    anglisht



    Eksperienca



    vetem me eksperience







    EUROLAB INTERNACIONAL GRUP shpk, një ndër shoqëritë lider në fushën e importit dhe distribucionit në Shqipëri për shkak të zgjerimit të aktivitetit dhe departamentit te shitjes, shpall vakant pozicionin:

    "Agjenti i Shitjes Sarandë për periudhën e sezonit'
    Agjenti i Shitjes luan një rol kryesor në sigurimin e një shërbimi të shkëlqyeshëm ndaj klientit dhe rritjen e të ardhurave të kompanisë.
    Ai është lidhja kryesore midis kompanisë dhe klientëve të saj përmes shërbimit cilësor bazuar në standardet më të mira të kompanisë dhe tregut.

    Detyrat dhe përgjegjësitë:

    Arritja e targetit të shitjeve të vendosur në zonën e përcaktuar duke respektuar rutin e lëvizjes.
    Rrit vizibilitetin e produktit ne treg sipas Kpi-ve te vendosura.
    Menaxhon në mënyrë efikase stokun brenda kufijve të lejuar. Ruan cilësinë e produktit duke shmangur skadencat e produktit përmes rotacionit efektiv të stokut duke zbatuar teknikat e shitjes dhe të stokut.
    Zbaton vendosjen e POSM (materialeve promocionale në pikat e shitjes) dhe programeve sipas standardeve të tregtimit.
    Njeh shumë mirë zonën e tij / saj dhe pikat e shitjes, ndjek dinamikën e zhvillimit të zonës dhe informon menaxherin për çdo ndryshim të tregut.
    Monitoron çmimet e konsumit në zonën e tij / saj dhe raporton tek menaxheri.
    Mban marrëdhënie të ngushta dhe efikase me klientët përmes vizitave të rregullta.


    Kualifikimet dhe Kërkesat:

    Diplomë e Shkollës së Lartë në Ekonomik, Administrim Biznesi apo fusha të tjera të ngjashme.
    Minimum 3 vjet përvojë në shitje në industrinë FMCG.
    Kuptimi i procesit dhe dinamikës së shitjeve.
    Një angazhim për shërbime të shkëlqyera ndaj klientit.
    Njohuri të mira në paketën Microsoft Office.
    Njohuri të një gjuhe të huaj, preferohet anglisht.
    Leje drejtimi kategoria B.

    Shënime:

    Personat e interesuar, mund të dërgojnë CV në adresën [email protected]
    Në subjekt të e-mailit të vendoset pozicioni i punës për të cilin aplikohet.
    Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen nga kompania.

    *Të dhënat tuaja do të ruhen dhe përpunohen vetëm për qëllime rekrutimi, në mbështetje të legjislacionit në fuqi për mbrojten e të dhënave personale Ligjit (Nr. 9887 datë 10.03.2008) Për mbrojtjen e të dhënave Personale.

     




    Apply












    [email protected]
Working...
X