Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    SPAR sistemues/e & shitese banaku Sarandë

    SPAR sistemues/e & shitese banaku Sarandë







    Sarande



    Tipi

    me orar te plote



    Fusha | Profili i punes

    Punetor | NdihmesaShitese | Kasiere



    Eksperienca



    me dhe pa eksperience











    NJOFTIM PUNE
    SPAR Albania është pjesë e BALFIN Group dhe drejton rrjetin më të madh të shitjeve ushqimore me pakicë me të drejtën e eksluzivitetit të emrit “SPAR”.

    Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër dhe Holandë, me afërsisht 5,200 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

    Pozicioni: Sistemues/e & Shitese banaku Sarandë
    Departmenti: Departamenti Operacional
    Vendodhja: Sarande
    Përmbledhja e Pozicionit: Roli i sistemuesit është të pranojë dhe të sigurojë prezencën dhe vendosjen e rregullt të produkteve sipas procedurave të kompanisë;Punon drejtpërdrejtë me kolegët e tij/saj në skuadër.

    Detyra dhe Përgjegjësi:
    -Njeh shumë mirë dhe zbaton në mënyrë strikte të gjitha procedurat dhe rregullat e brendshme të kompanisë përsa i përket produkteve, asortimenteve, higjienës dhe standardeve të punës;
    -Zbaton procedurat e brendshme për sigurinë dhe shëndetin në punë duke u kujdesur për veten, kolegët dhe klientët;
    -Merr furnizimin dhe e sistemon në magazinë;
    - Sistemon produktet nëpër rafte dhe kujdeset për mirëmbajtjen pastër dhe me rregull të tyre;
    - Kujdeset që të gjitha produktet e ekspozuara në rafte të jenë të pajisura me barkode;
    - Kujdeset për mirëmbajtjen e etiketave të rafteve (çmimi dhe oferta);
    - Prezanton para klientëve produktet që kanë nevojë për prezantim;
    - Ndihmon klientët në rastet kur ata kanë nevojë për ndihmë;
    - Njeh produktet që tregtohen në dyqan dhe funksionin e tyre, etj.

    Kërkesat:
    a. Edukimi:Të zotërojë diplomë të shkollës së mesme.
    b. Eksperiencat e punës:6 muaj në pozicione të ngjashme.
    d. Aftësi të tjera:
    - Aftësi për të punuar në skuadër;
    - Aftësi për të operuar me të gjitha pajisjet për kryerjen e punës;
    - Aftësi të larta komunikimi.

    Mënyra e aplikimit*: Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV e tyre së bashku me letër motivimi në adresën e e-mailit [email protected] ose te kontaktojne whatsapp 0684099051duke përcaktuar në subjekt pozicionin ose nëpërmjet postës në adresën: SPAR Tirana East Gate (TEG), Rruga Nacionale Tiranë-Elbasan, Farkë (Lundër), Tiranë, Shqipëri.

    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr .9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

     




    Apply


    WhatsApp

















    [email protected] | www.spar.al
    Selia Brunes Space, Rruga Nacionale Tiranë-Elbasan,
    Përballë Qendrës Tregtare TEG, Lundër, Tirane, Albania

    SPAR Albania is part of BALFIN, Balkan Finance Investment Group
Working...
X