Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune Inxhinier Elektrik


    Hybrid Energy është pjesë e grupit Globe Group.

    HYBRID Energy është një kompani e cila operon në fushën e energjisë diellore dhe ofron zgjidhje Gjermane për sistemet fotovoltaike.
    Kompania HYBRID Energy me eksperiencë ndërkombëtare, fokusohet në ofrimin e zgjidhjeve fotovoltaike të avancuara të bazuara në materiale të besueshme dhe shumë efikase, fuqi punëtore të trajnuar dhe me përvojë, si dhe me një ekip inxhinierik profesional gjerman.

    Shoqëria “Hybrid Energy” kërkon të punësojë:

    Inxhinier Elektrik

    Detyrat dhe Përgjegjësitë:

    Ndjek ecurinë e punimeve elektrike në faza, që nga projekt-ideja, zbatim dhe kolaudim perfundimtar;Planifikon, organizon dhe mbikqyr punen e ekipit per t’u siguruar se te gjitha punimet po kryhen sipas parametrave te percaktuara në projekt;Merr pjesë në hartimin dhe zbatimin e rregullores së sigurimit teknik në lidhje me instalimet elektrike;Inspekton të gjithë punen/instalimet elektrike, duke përfshirë pajisjet dhe mjetet e punës dhe verifikon gjëndjen e tyre si dhe rekomandon ndryshime të mundshme;Promovon një praktikë të sigurt pune, duke minimizuar rreziqet në të gjitha objektet;Kontrollon dhe siguron që forca punëtore punon duke zbatuar rregulloren e sigurimit teknik;Harton dhe kontrollon situacionet periodike;Jep zgjidhje teknike detajeve të paparshikuara në projekt dhe/ose rekomandon përmirësimin e tyre.Raporton periodikisht mbi ecurinë e punimeve.

    Aftesite dhe kualifikimet:

    Diplome per inxhinier Elektrik;Minimalisht 2 vite experience ne profil te ngjashem;Aftësi shumë te mira ne projektim dhe aftësi në koordinimin e punimeve elektrike;Njohuri te mira ne Autocad dhe programe te tjera inxhinierike;Aftësi të shkëlqyera organizative, duke përfshirë aftësi për të planifikuar punën dhe vendosur prioritete;Aftësi shumë te mira ne projektim dhe aftësi në koordinimin e punimeve elektrike;Njohuri shume te mira te gjuhes angleze;Eksperiencat e punes ne sektorin fotovoltaik perbejne avantazh.

    Të gjithë të interesuarat që i plotësojnë këto kërkesa mund të dërgojnë një CV në adresën e e-mail [email protected] ose mund të kontaktojnë në numrin e kontaktit - 0674021523.

    Jeni të lutur të përcaktoni pozicionin e punës për të cilin aplikoni në e-mailin e dërguar.

    Adresa: “Autostrada Tirane-Durres, Km 11, Godina "Hybrid", Kati 0, Kashar” (ish – Godina Emigres)


    AplikoWhatsApp
Working...
X