Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Inxhinier Strukturist | Tiranë

    Inxhinier Strukturist | Tiranë







    Tirane



    Tipi

    me orar te plote



    Fusha | Profili i punes

    Inxh. Ndertimi



    Eksperienca



    vetem me eksperience







    Progeen Construction, është një shoqëri private me eksperiencë 11 vjeçare në industrinë e ndërtimit në Shqipëri. Progeen aplikon standardet më të larta të profesionalizmit në veprimtarinë e tij, duke garantuar cilësi dhe besueshmëri absolute tek klientët dhe partnerët. Progeen çmon më së shumti kapitalin njerëzor të profesionistëve, të cilit i beson suksesin e çdo projekti.

    Roli: Inxhinier Strukturist
    Departamenti: Teknik
    Vendndodhja: Tiranë

    Përmbledhja e Rolit: Inxhinieri Strukturist është përgjegjës për analizimin dhe projektimin e strukturës së objekteve civile dhe industriale. Paraqet llogaritje të hollësishme në lidhje me forcën dhe qëndrueshmërinë e strukturave. Hulumton teknologjinë e përparuar dhe praktikat më të mira në zbatim duke përcaktuar zgjidhjen me kosto sa më efektive.


    Përgjegjësitë:

    Të hartojë projektet e strukturave të objekteve civile dhe industriale duke u referuar normave dhe standarteve europiane të projektimit;
    Të krijojë modelet strukturale të objekteve civile ose industriale duke shfrytëzuar programet e kompjuterike të projektimit;
    Të llogarisë ngarkesat e përhershme dhe të përkohshme të strukturave të objekteve civile dhe industriale;
    Të përzgjedhë materialet e përshtatshme mbi bazën e karakteristikave të strukturës;
    Të hartojë vizatimet, raportet finale dhe preventivat e objekteve civile dhe industriale;
    Të mbikqyrë proçeset e ndërtimit të karabinasë të objekteve dhe të ndihmojë në zgjidhjen e problematikave që hasen gjatë kësaj faze;
    Të hartojë progres raportet periodike për proçeset e ndërtimit të karabinasë të objekteve;
    Të analizojë dhe vlerësojë projektet e kontratave/tenderave me fonde pubike dhe preventivave të tjerë për projekte të porositura nga Shoqëria;
    Të bashkëpunojë dhe bashëveprojë me personelin inxhiniero-teknik edhe të fushave të tjera të ndërtimit për të patur një produkt final me kosto efektive dhe sa më cilësor.

    Kualifikimet:

    Diplomë në Inxhinieri Ndërtimi, profili Strukturist;
    Eksperiencë pune mbi 3 vjet;
    Të ketë eksperiencë dhe njohuri të mira të metodave, materialeve dhe normave të ndërtimit;
    Të jetë i aftë të përshtatet me teknologjinë dhe kërkesat e reja që dikton tregu i ndërtimeve;
    Të jetë i azhornuar me çmimet e tregut për proçeset ndryshme të punimeve për ndërtime civile dhe industriale;
    Të ketë aftësi për të punuar nën presion dhe për të përmbushur afatet e dhëna;
    Të ketë aftësi për të sugjeruar zgjidhje dhe për të marrë vendime;
    Të jetë i aftë të punojë në grup, në bashkëpunim e baskëveprim me anëtarët e tjerë të stafit të shoqërisë;
    Të njohë programet bazë në kompjuter, ArmCad, Microsoft Office, Microsoft Project, Autocad 2D & 3D, etj.;


    Mënyra e aplikimit:

    Të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën [email protected] (duke specifikuar në subjekt të e-mail-it titullin e pozicionit) ose të aplikojnë nëpërmjet modulit të website https://www.progeen.com/karriera.


    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, Datë 10.3.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”


    Për shkak të volumit të aplikimeve, do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur për fazën e intervistimit.

     




    Apply
Working...
X