Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Arkitekt Klienti | Tiranë

    Arkitekt Klienti | Tiranë







    Tirane



    Tipi

    me orar te plote



    Fusha | Profili i punes

    Arkitekture



    Eksperienca



    vetem me eksperience







    Progeen Construction, është një shoqëri private me eksperiencë 11 vjeçare në industrinë e ndërtimit në Shqipëri. Progeen aplikon standardet më të larta të profesionalizmit në veprimtarinë e tij, duke garantuar cilësi dhe besueshmëri absolute tek klientët dhe partnerët. Progeen çmon më së shumti kapitalin njerëzor të profesionistëve, të cilit i beson suksesin e çdo projekti.


    Roli: Arkitekt Klienti

    Departamenti: Teknik

    Vendndodhja: Tiranë


    Përmbledhja e Rolit: Harton dhe planifikon hapësira funksionale duke marrë parasysh estetikën, sigurinë dhe aksesueshmërinë, funksionalitetin për klientin, koston dhe specifikimet e materialeve të ndërtimit. Krijon dhe mirëmban marrëdhëniet kontraktuale me klientët e objekteve.


    Përgjegjësitë:

    Përpunon materiale grafike në funksion të shitjes dhe marketimit;
    Përpunon projektin për zhvillim në bashkëpunim me pjesën tjetër të stafit të zyrës teknike;
    Mban komunikim të vazhdueshëm me disiplinat e tjera të zyrës teknike (MEP) dhe koordinon zbatueshmërinë e projektit;
    Azhornon në kohë vizatime sipas kërkesave të klientit në bashkëpunim me stafin teknik të zbatimit;
    Prezanton projektet te klienti;
    Analizon ofertat në përpërputhshmëri me projektin dhe kërkesat e tij;
    Analizon vizatimet e ndërtimit në përpërputhje me projektet e zhvilluara;
    Vizaton detajet tip duke u udhëhequr nga zgjidhjet që përputhen me kostot e projektit, specifikimet teknike të kërkuara etj;
    Bashkëpunon ngushtë me departamentin e shitjeve, duke i ndihmuar me materiale grafike etj, në funksion të shitjes;
    Mban marrëdhënien me klientët;
    Merr pjesë në takime me klientet për tu informuar për ndryshime që mund të kenë për hapësirat e brendeshme të asetit;
    Detyra të tjera që mund t’i ngarkohen lidhur me pozicionin.



    Kualifikimet:

    Diplomë në Arkitekturë;
    Eksperiencë pune mbi 2 vjet;
    Njohuri shumë të mira të të gjithë fazave të projektimit, nga projekt-ideja, deri në projekt-zbatim;
    Njohuri të avancuara kompjuterike për programe të ndryshme, të domosdoshme për procesin e punës si, MC Office, AutoCad, Adobe Photoshop, 3D Studio Viz / Max, ose program tjetër renderimi;
    Dëshirë dhe interes për t’i shkuar deri në fund detajeve të projektit, si dhe për të qenë pjesë aktive si në zyrë, ashtu edhe në kantiere;
    Aftësi shumë të mira organizative dhe komunikuese;
    Aftësi shumë të mira ndërpersonale;
    Aftësi për të përmbushur detyrat në kohë dhe me saktësi.


    Mënyra e aplikimit:

    Të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën [email protected] (duke specifikuar në subjekt të e-mail-it titullin e pozicionit) ose të aplikojnë nëpërmjet modulit të website https://www.progeen.com/karriera.


    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, Datë 10.3.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”


    Për shkak të volumit të aplikimeve, do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur për fazën e intervistimit.

     




    Apply
Working...
X