Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Magazinier

    Magazinier







    Tirane



    Nr. Njesia - Zona me e afert?



    5 Selite | Kodra e Diellit





    Tipi

    me orar te plote



    Fusha | Profili i punes

    Magazinier/e



    Eksperienca






    Përshkrimi​AGIKONS sh.p.k është një nga kompanitë lider në fushën e ndërtimit nëShqipëri, e cila dallohet për standardet dhe cilësinë e punimeve me çmimet mëkonkuruese në treg. Themeluar që në vitin 1996, Agikons ka krijuar dhe zbatuarshumë projekte të suksesshme si: Kodra e Diellit 1&2 (Tiranë), ''MareaResort'' (Kavajë), ''Tarraca e Ullijve'' (Dhërmi), ''Plazhi i Gurtë'' (Qeparo),''Bougainville Bay'' (Sarandë) si edhe ''Meshtekna'' Brezovice.
    Kompania po kërkon të zgjerojë stafin e saj në pozicionin: Magazinier ne Objekt Ndertimi.
    Detyrat​
    Magazinieri është përgjegjës për të ruajtur e mirëmbajtur mallrat e magazinës si edhe për të realizuar veprimet e nevojshme për marrjen e tyre në dorëzim ose për nxjerrjen e tyre nga magazina.
    Menaxhon dhe kryen me sukses çdo proçes që lidhet me magazinimin e materialeve të ndryshme të kompanisë.
    Kontrollon të gjitha materialet dhe produktet fizikisht që hyjnë dhe dalin në hapësirën që ka nën përgjegjësi.
    Kujdeset për mirëmbajtjen e magazinës dhe administrimin e materialeve.
    Realizon ruajtjen të dokumentacionit të mëparshëm si dhe atij aktual sipas standardeve të kompanisë.
    Kontrollon sasinë edhe cilësinë e materialeve duke realizuar krahasime të çmimeve për periudha të ndryshme nga furnitorë të ndryshëm.
    Përgatit raporte për Manaxherin Financiar në të cilën pasqyron punët e realizuara, problematikat e ndryshme dhe detyrat e tjera që mund të krijohen në lidhje me ketë profil pune.
    Të ketë aftësi të mira të ''Paketës Office'', si edhe të përdorë Programin financiar ''Alpha Business''.
    Kualifikimet​
    Kandidatët duhet të kenë përfunduar shkollën e lartë, preferohen në Fakultetin Ekonomik.
    Duhet të ketë të paktën 3 vjet eksperiencë pune si Magazinier.
    Perben avantazh nese ka eksperience ne reparte prodhimi.
    Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të punuarit në grup.
    Shënime​OFROJME:

    Ambient miqësor pune dhe pagë e kënaqshme.
    Mundesi rritje profesionale.
    Mundesi promovimi brenda grupit.
    Aplikantet e interesuar te dergojne CV-ne e tyre ne adresen tone te emailit: [email protected]
    AGIKONS SH.P.K
    Departamenti i Burimeve Njerëzore
    Email: [email protected]
    Adresa: Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selitë , Tiranë

     




    Apply


    WhatsApp

















    “Agikons” sh.p.k
    Blloku Rezidencial “Kodra e Diellit”, A0/1. Tirane, Albania.
    Tel: +355 68 40 52 085
    [email protected] | www.agikons.com
Working...
X