Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Menaxher i Marrëdhënieve me Klientët Biznes

    Menaxher i Marrëdhënieve me Klientët Biznes







    Tirane





    Union Bank operon prej më shumë se 18 vitesh në tregun shqiptar e pozicionuar si një bankë e shëndetshme dhe e qëndrueshme ku nëpërmjet një rrjeti të gjerë prej 32 degësh dhe 68 ATM në qytetet më kryesore të Shqipërisë, u shërben me profesionalizëm mbi 130,000 klientëve. Prej fillimit të aktivitetit në vitin 2006, banka ka shënuar një rritje domethënëse në tregun bankar duke arritur mbi 100 miliard Lekë asete.


    Union Bank ofron një kulturë pune ku vlerësohet diversiteti, ku çdo pjesëtar i skuadrës është shumë i rëndësishëm për suksesin e binzesit prandaj impenjohemi maksimalisht të krijojmë një ambient motivues, gjithëpërfshirës dhe me shanse të barabarta zhvillimi. Gjithashtu ne investojmë në mënyrë të vazhdueshme në trajnimin dhe zhvillimin e punonjësve për të ofruar një eksperiencë të shkëlqyer bankare për klientët tanë.


    Ne vlerësojmë profesionistët e kualifikuar, besnik dhe të përkushtuar si asetin tonë më të çmuar prandaj kërkojmë kandidatë të përshtatshëm që të bëhen pjesë e skuadrës në Departamentin e Biznesit te Madh në pozicionin:


    Menaxher i Marrëdhënieve me Klientët Biznes
    ​Qëllimi i përgjithshëm i punës:

    Menaxher i Marrëdhënieve me Klientët Biznes në H/O, ka si fokus kryesor shitjen ndaj biznesit dhe realizimin e objektivave të vëna në fushën e biznesit, ndjekjen e klientëve ekzistues si dhe gjetjen dhe afrimin e klientëve të rinj potencial në Bankë.


    Përgjegjësitë Kryesore:


    Identifikimi dhe përthithja e klientëve të rinj për bankën, në mënyrë autonome dhe në bashkëpunim me drejtorin rajonal dhe të degës.
    Kryerja e analizave kreditore për klientë të rinj që do të afrohen në të ardhmen në Bankë, në menyre sa më cilesore dhe objektive, me qëllim minimizimin e riskut kreditor kundrejt Bankës, me përgjegjësi firme për mendimin e tyre profesional lidhur me cilësinë dhe sigurinë e aplikacionit kreditor.
    Identifikimi i klientëve potencial aktual të bankës që kanë në portofolin e tyre, me qëllim zgjerimin e cross-sell me këto kliente, në mënyrë që marrëdhënia e tyre me bankën të jetë sa më e ngushte dhe ata të jenë sa më profitabil për Bankën.
    Rishikim i analizave kreditore të klientëve që ka në portofol, minimumi një herë në vit, në mënyre që të shmangen problemet që mund të ketë Banka me këto klientë në të ardhmen.
    Ndjekja e klientëve kreditore që ka në portofol, në rastet kur këta klientë shfaqin probleme në pagesat e kësteve apo interesave, duke prodhuar raporte të posacëm për to dhe duke propozuar masa për evitimin e thellimit të vonesave në shlyerje.
    Përmirësimin e shërbimit kundrejt biznesit në ato raste ku është e nevojshme në mënyre që klientët të gjejnë në Bankë një shërbim cilësor dhe të pranueshëm.

    Profili individual:

    Diplomë Universitare në Fakultetin e Ekonomisë, ose fusha te ngjashme;
    Eksperiencë pune minimumi 3 vit në një pozicion të ngjashëm.
    Aftësi shumë të mira në shitje dhe negocim.
    Person dinamik dhe i/e aftë për të identifikuar klientë potencialë;
    Të ketë aftësi shumë të mira analitike, gjykim kritik dhe aftësi vendimmarrje, aftësi shumë të mira komunikimi dhe bashkëveprimi;
    Eksperiencë në vlerësimin e riskut kreditor dhe kryerjen e analizave kreditore;
    Të ketë ambicie dhe dëshirë të mësojë dhe të zhvillohet profesionalisht.
    Njohje të thellë të produkteve/shërbimeve bankare.
    Njohuri mjaft të mira të programeve kompjuterike MS Office.
    Njohuri të mira të Gjuhës Angleze.

    Personat e interesuar duhet të dërgojnë brenda datës 27 maj 2024:

    CV

    Letër “Shprehje Interesi” për Pozicionin

    Dokumentat duhet të dërgohen në adresën e-mail: [email protected]

    Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.

    Union Bank sh.a. deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikanteve mbështetur në Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”. Të dhënat personale të aplikanteve janë kryesisht të dhënat e deklaruara nga ata vetë në CV-ve të tyre, gjithashtu dhe të dhënat e marra nga dokumentet e tjera të paraqitura nga ata.

    Union Bank sh.a. ka marrë masat organizative dhe teknike të nevojshme me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon. Vetëm personeli i autorizuar ka akses në të dhënat personale që përpunon Union Bank sh.a. dhe ky personel ka për detyre të ruajë konfidencialitetin e të dhënave sensitive.

    Individët që aplikojnë pranë Union Bank sh.a. pranojnë dhe janë në dijeni se të dhënat e tyre personale do të përpunohen siç përshkruhet me sipër.

    Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ata duhet të kontaktojnë në [email protected].

     




    Apply


    WhatsApp

















    Union Bank
    Blv. Zogu I, perballe stacionit te trenit, Tirane
    Fax: +355 4 2272 880
    [email protected] | www.unionbank.al
Working...
X