Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune Inxhinier Ndertimi ne Zbatim

    Tirane, ofrohet vend pune Inxhinier Ndertimi ne Zbatim







    Tirane



    Nr. Njesia - Zona me e afert?



    11 Instituti | Kamez | Paskuqan





    Tipi

    me orar te plote



    Fusha | Profili i punes

    Inxh. Ndertimi



    Eksperienca



    vetem me eksperience







    Inxhinier Ndertimi ne Zbatim


    2 N sh.p.k është një nga kompanitë lider në fushën e ndertimit në Shqipëri. me nje game te gjere sherbimesh si : Ndertim, Insfrastrukture, Sherbim Skelerie , etj, kërkon të zgjerojë stafin e saj në Departamentin Teknik te Ndertimit, në pozicionin:

    Inxhinier Ndertimi ne ZBATIM:

    Inxhinieri i ndertimit do te jete pergjegjes për menaxhimin e projektit, në të gjitha aspektet teknike, financiare, administrative sipas afateve e procedurave të kompanisë.

    Detyrat :

    Është përgjegjës për sigurimin dhe plotësimin e të gjithë dokumentacionit Tekniko – Ligjor, Ekonomik sipas fazave të projektit

    Është përgjegjës për menaxhimin e grafikut të punimeve dhe ndjekjen e ecurinë e tij në koordinim me drejtorin e Departamentin Teknik .

    Është përgjegjës për menaxhimin e buxhetit të projektit.

    Bashkëpunon me Departamentin Juridik për përgatitjen e kontratave të grupeve nënkontraktore . Ndjek zbatimin e kontratave te sipërmarrjes për punimet.

    Është përgjegjës për plotësimin dhe dokumentimin e të gjitha fazave të projektit.

    Është përgjegjës për monitorimin e progresit, mbikëqyrjen e shpërndarjes së materialeve dhe kryerja e kontrolleve të sigurisë dhe zgjidhja e çdo problemi që mund të pengojë punën.

    Bashkëpunon dhe koordinon me Departamentin e Prokurimeve për porosite e materialeve ne kohë , pajisjeve dhe makinerive te nevojshme për realizimin e projektit;

    Raporton ne mënyre periodike ( ditore dhe javore) tek departamentet Teknik , duke dorëzuar dokumentet suportues për punën e bere ne kantier;

    Realizon dhe mban përgjegjësi për te gjithë detyrat e tjera qe i ngarkohen.

    Shqyrton projektet e zbatimit, preventivin dhe specifikimet teknike te objektit qe do te ndërtohet dhe bën vërejtjet përkatëse kur konstaton mangësi dhe parregullesi;

    Ben organizimin dhe ndarjen e punës sipas nënkontraktove, grupeve te punës apo individëve qe punojnë ne objekt;

    Harton librezën e masave për punimet qe kryhen dhe e raporton çdo jave se bashku me stacionin e punimeve;

    Evidenton dhe paraqet kërkesat për ndryshime ne projektet e zbatimit dhe preventivin e objektit pranë Administratorit dhe Departamentit Teknik .

    Çdo detyrë tjetër që i ngarkohet nga eprori.



    Kualifikimet :

    Të ketë mbaruar Fakultetin e Inxhinierisë se Ndërtimit.

    Të ketë eksperienca të mëparshme pune në Zbatim , + 2 vite si Inxhinier Ndertimi

    Të ketë aftësi menaxheriale dhe aftësi për të punuar në grup.

    Të ketë aftësi të mira, në ndjekjen dhe zbatimin e kontratave, në komunikim, dhe programe inxhinierike .



    Përfitimet:

    Një ambient mikëpritës dhe dinamik ku keni mundësi dhe hapësirë për tu rritur profesionalisht;

    Një pozicion pune tërheqës ku të ofrojmë mundësinë për të qënë pjesë në projekte sfiduese;

    Mentorim dhe mbështetje për zhvillimin tuaj personal dhe profesional;

    Paga konkuruese në treg;

    Mënyra e aplikimit:

    Të interesuarit të dërgojnë Cv-në në adresën: [email protected] (duke specifikuar në subjekt të e-mail-it titullin e pozicionit)
    ose ne nr. e telefonit +355 68 257 7650 .


    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”

     




    Apply


    WhatsApp
Working...
X