Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    ofrohet vend pune HoReCa Sales Manager per brandin ama® caffe

    ofrohet vend pune HoReCa Sales Manager per brandin ama® caffe






    Nr. Njesia - Zona me e afert?



    11 QTU | Kashar | Casa Italia





    Tipi

    me orar te plote



    Fusha | Profili i punes

    Agjent shitje | Menaxhim shitje



    Gjuha

    anglisht



    Eksperienca



    vetem me eksperience







    Pozicion i lire: HoReCa Sales Manager per brandin ama® caffe

    Sales Manager – është përgjegjës për menaxhimin e shitjeve dhe distribucionin e produkteve të kompanisë për zonën e përcaktuar në kanalet e shitjes HoReCa. Menaxhon dhe drejton stafin e shitjes në varësi për të përmbushur objektivat e vendosura.

    Detyrat

    Menaxhimin e klientëve Horeca
    Analizon shitjet dhe sugjeron përmirësim të punës.
    Menaxhon, ndjek dhe vlerëson performancen e stafit në varësi
    Duhet të njohë shumë mirë gjithë zonën, gjithë klientët përkatës dhe të kujdeset që të gjitha pikat e shitjes të vizitohen nga agjentet e zonës.
    Propozime për shtim/zvogelim numrit të agjenteve në zonë, mbështetur në argumenta
    Pergjegjes për performancën e klientëve me kontrata, aktive POS (Frigorifere, Cadra, etj), si dhe dokumentimin përkatës.
    Sigurohet që zbatohet rregullorja dhe politika e përgjithshme e kompanisë nga agjentet (orari i punës, zbatimi i kodit të veshjes dhe etikës, mbarevajtje të marrëdhënies profesionale me klientet etj)
    Monitoron ecurinë e agjentëve dhe i motivon ata për arritjen e objektivave
    Kontrollon në mënyrë periodike punën e agjentëve, cakton detyra konkrete kur ka vend për përmiresim, ndjek dhe sigurohet për zbatimin e tyre.
    Sigurohet që programi ditor (route) zbatohet nga tëe gjithe agjentët duke u vizituar të gjithë klientët që janë në zonë (duke perfshirë dhe hapjen e klienteve të rinj.
    Zhvillimi i strategjive të shitjes dhe vendosja e objektivave për shitjet
    Mbajtja e evidencave dhe analiza e shifrave të shitjeve
    Analiza e të dhënave të kërkimeve të tregut që kanë lidhje me shitjen
    Përditësim me produktet dhe konkurentët e rinj
    Kontroll në terren
    Raportim me drejtuesit kryesorë të kompanisë

    Te tjera

    Aftësi dhe kualifikime
    Aftësi shumë të mira negociuese me HoReCa
    Aftësi për të koordinuar një ekip shitjesh dhe distribucioni
    Njohje shumë e mirë e tregut të FMCG
    Aftësi analitike
    Gjuhet e huaja: Anglisht. I aftë të kuptojë dhe komunikojë në Anglisht – niveli mesatar.
    Njohje e sistemeve të informacionit. Duhet të njohë programet e paketës MS Office, vecanerisht perdorimi i Excel, Internet dhe e-mail.
    Team Player – me fokus në performancë dhe i orientuar drejt rezultateve
    Time management skills – me aftësi të larta për të menaxhuar projekte
    Arsimi i lartë i domosdoshëm
    Leje për drejtim automjeti të kategorisë B
    Minimumi 5 vite përvojë pune në shitje
    Dërgoni CV tuaj deri në date 18.05.2024 në [email protected]

     




    Apply


    WhatsApp
















    Company logo

    Albanian Distribution Development
    Rr. Dhaskal Tod’hri Nr. 35, Kashar/Tirane
    (pasi kaloni QTU-ne, per tek Stacioni Hekurudhor Kashar)

    Tel. : +35544517000

    [email protected] | www.add.al
Working...
X