Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane , ofroj pune Teknik punimesh civile

    Tirane , ofroj pune Teknik punimesh civile







    Tirane



    Nr. Njesia - Zona me e afert?



    6 Kombinat | Vaqarr | Ndroq





    Tipi

    me orar te plote



    Fusha | Profili i punes

    Teknik



    Gjuha

    anglisht



    Eksperienca



    vetem me eksperience







    PERSHKRIMI I PUNESPOZICIONI: TEKNIK PUNIMESH CIVILE
    DEPARTMENTI: DEPARTAMENTI I PLANIFIKIMIT DHE PROJEKTIMIT
    RAPORTON TEK: SUPERVIZORI I PLANIFIKIMIT DHE PROJEKTIMIT

    DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË:



    Ndërtimi sipas standarteve teknike të infrastrukturës tokësore ose ajërore në varësi të terrenit, e përbërë, por jo e kufizuar nga:

    Puseta
    Kanale
    Shtylla
    Kanalina
    etj

    Zbatimi i të gjitha standarteve të ndërtimit të infrastrukturës së telekomunikacionit, sipas procedurave të përgatitura nga kompania.
    Zbatimi i normave dhe rregulloreve të punës të përcaktuara nga Kompania.
    Testime të infrastrukturave tokësore si tubacione dhe puseta.
    Identifikon dëmtimet dhe mobilizon të gjitha burimet për të zvogëluar kohën e zgjidhjes së incidentit.
    Raporton dhe propozon për zgjidhje përfundimtare të problemeve.
    Sigurohet për rikthimin në gjendjen e mëparshme të infrastrukturës në rast dëmtimi brenda kohës së nevojshme në varësi të nivelit të shërbimit.
    Kryen inspektime dhe kontrolle të infrastrukturës dhe rrjetit në intervale kalendarike. Kryen kontroll periodik të infrastrukturës dhe kryen mirëmbajtje parandaluese.
    Sigurohet për implementimin e infrastrukturës bazuar në projekte ose udhëzime të supervizorëve.
    Duhet të kujdeset për raportim dhe dorëzimin e dokumentacionit për përfundimin e punës.
    Merr në dorëzim të gjitha pajisjet personale të punës dhe të sigurimit teknik.
    Ndihmon përgjegjësin në trajnimin e stafit të grupit për rregullat teknike të punës, përdorimin e pajisjeve, standartet që duhet të plotësohen sipas procedurave dhe politikave të kompanisë.
    Plotëson raportet ditore të punës së grupit.
    Mban përgjegjësi për cilësinë e punës së kryer, mos zbatimin e standarteve, mungesës së pajisjeve personale, dëmtimin e tyre ose vjedhjen e tyre.
    Zbaton të gjitha rregulloret në përputhje me HSP, me politikën e shëndetit dhe sigurisë si dhe me rregulloret e zbatueshme shtetërore.
    Zbaton edhe detyra të tjera që kanë lidhje me përgatitjen dhe natyrën e punës.
    Çdo detyrë tjetër të caktuar nga eprori



    ARSIMI: Diplomë shkolle 8 ose 9 vjecare



    EKSPERINCA: Preferohet eksperiencë e ngjashme në këtë fushë dhe vjetërsi pune duke filluar nga 1 vit.



    KUALIFIKIME:

    ·Aftësia për të punuar në kushte të ndryshme atmosferike.Aftësia për të punuar në një ambjent ku kërkohet: punime në lartësi, ngritja dhe punimi me pajisje të rënda (kapaket e pusetave, barabanet e kabujve) etj.
    Të jetë i disiplinuar, i motivuar dhe i organizuar


    Gatishmëria për të udhëtuar jashtë Tiranës në rast suporti ose projekti.
    Gatishmëri për të punuar jashtë orarit, fundjavave, ose në raste emergjente.
    Inteligjenca emocionale
    Dëgjim efektiv
    Njohuri për produktet/shërbimet
    Aftësi komunikimi
    Aftësitë për zgjidhjen e "problemit".
    Leje drejtimi e tipit B.

    Te interesuarit te aplikojne duke derguar nje CV ne adresen [email protected] brenda dates 18.05.2024
    Cel. : +355697007476
    Cel:+355697007476

     




    Apply


    WhatsApp

















    Human Resources Department

    Tring Communications
    Tirane, Kombinat, Rruga e Qelqit
    Cel:/ WhatsApp +355 69 700 7476
    [email protected]
Working...
X