Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Teknik Ndërtimi | Durrës

    Teknik Ndërtimi | Durrës







    Durres



    Tipi

    me orar te plote



    Fusha | Profili i punes

    Punetor | NdihmesaTeknik



    Gjuha

    Gjuha?



    Eksperienca



    vetem me eksperience







    Progeen Construction, është një shoqëri private me eksperiencë 11 vjeçare në industrinë e ndërtimit në Shqipëri. Progeen aplikon standardet më të larta të profesionalizmit në veprimtarinë e tij, duke garantuar cilësi dhe besueshmëri absolute tek klientët dhe partnerët. Progeen çmon më së shumti kapitalin njerëzor të profesionistëve, të cilit i beson suksesin e çdo projekti.

    Roli: Teknik Ndërtimi
    Departamenti: Teknik
    Vendndodhja: Durrës

    Përmbledhja e Rolit: Tekniku i Ndërtimit ndjek nga afer ecurinë e vazhdueshme të punës në objekt gjatë të gjitha fazave si gërmimi, lidhja e hekurit, betonimi, në bashkëpunim me inxhinierin e kantierit.

    Përgjegjësitë:

    Ndjek ecurinë e vazhdueshme të punës në objekt gjatë të gjitha fazave si; punimet e gërmimit, kthimi dhe lidhja e hekurit të armaturës, proceset e betonimit të strukturave, punimet e muraturës, suvatimit etj;
    Njihet me projektin nga inxhinieri i kantierit deri në detaje për zonën që I është ngarkuar të punojë;
    Lexon dhe kontrollon zbatimin e projektit në përputhje me kërkesat, specifikimet teknike, kushtet teknike të zbatimit (KTZ);
    Informon inxhinierin e kantierit për ecurinë e punës, për problematikat e ditës, difektet që mund të evidentojë si dhe jep mendim për përmirësime;
    Koordinon punën me inxhinierin e kantierit në fronte të ndryshme pune në kantier për të garantuar vazhdimësinë e punimeve sipas grafikut të punës;
    Koordinon me inxhinierin e kantierit për të percaktuar prioritetet e ditës si dhe ndan detyrat për brigadat e punëtorëve duke ndjekur ecurinë e tyre gjatë kohës së punës;
    Zbaton detyrat, kërkesat dhe udhëzimet e inxhinierit të kantierit;
    Kontrollon cilësinë dhe sasinë e materialeve që vijnë në kantier si dhe magazinimin, ruajtjen dhe aplikimin e tyre në objekt;
    Garanton vazhdimësinë e punës edhe në mungesë të inxhinierit dhe ka kompetencë për të ndaluar dhe/ose për të mos filluar procesin e punës në kantier në rast të shkeljes ose mosrespektimit të KTZ dhe/ose kushteve të sigurisë dhe shëndetit në punë;
    Përcakton kërkesën për fuqinë e nevojshme punëtore dhe ja paraqet inxhinierit të kantierit;
    Mban rregjistrin e punonjësve dhe listprezencën e tyre si dhe proceset në të cilat janë përfshirë gjatë punës në kantier;
    Punë të tjera që mund t’i caktohen.
    Kualifikimet:

    Të ketë përfunduar shkollën e mesme teknike në ndërtim;
    Eksperiencë pune 5 vjet;
    Të dijë të lexojë projektet, të njohë dhe zbatojë KTZ;
    Të ketë eksperiencë në zbatim projekti;
    Kompetenca teknike të lidhura me punën;
    Aftësi të mira në kontroll, organizim, raportim;
    Të ketë aftësi të mira komunikuese;
    Fleksibël për të punuar në raste volumi pune.
    Mënyra e aplikimit:

    Të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën [email protected] (duke specifikuar në subjekt të e-mail-it titullin e pozicionit) ose të aplikojnë nëpërmjet modulit të ëebsite https://www.progeen.com/karriera.

    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, Datë 10.3.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”

     




    Apply
Working...
X