Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Kërkohet Social Media Manager & TikToker

    Kërkohet Social Media Manager & TikToker







    Tirane



    Tipi

    me orar te plote



    Fusha | Profili i punes

    Marketing-online | Social Media | SEO



    Gjuha

    anglisht



    Eksperienca



    vetem me eksperience







    Agjencia e Rekrutimit “Profesionisti” lehtëson bizneset që të zgjedhin stafin e duhur përmes zhvillimit dhe ndërtimit të marrëdhënieve të qëndrueshme duke u mundësuar të punësojnë profesionistët dhe kandidatët që kanë aftësitë e duhura si edhe përmbushin kriteret e vendosura.

    Pozicioni i punës: Social Media Manager

    Kushtet e kontratës: Shumë të favorshme

    Adresa e punës në: Tiranë

    Ftojmë të gjithë të interesuarit për pozicionin Social Media Manager & TikToker në Sektorin e Marketingut në një kompani që operon prej shumë vitesh në treg. Qëllimi i këtij pozicioni është krijimi, përmirësimi dhe komunikimi i imazhit/identitetit të klientit për t’ja përcjellë konsumatorit/klientit.

    Eksperiencat e punës dhe aftësitë e kërkuara:

    Të ketë njohuri shumë të mira mbi trendet më të fundit lidhur me Social Media.
    Të ketë njohuri dhe përvojë në përdorimin e Meta Business Suite dhe ADS Manager.
    Të ketë njohuri dhe përvojë në përdorimin e programeve të editimit si Canva, Adobe Illustrator etj.
    Të ketë njohuri dhe përvojë në përdorimin e praktikave më të mira për reklamim ne Facebook, TikTok, Linkedin, Instagram, Twitter dhe rrjete të tjera sociale.
    Të ketë njohuri mbi treguesit e performancës së rrjeteve sociale, fushatave dixhitale etj.
    Të jetë energjik e të ketë sens praktik, si edhe aftësi të mira në menaxhimin e kohës.
    Të ketë eksperiencë në krijimin dhe editimin e videove për TikTok.
    Detyrat dhe përgjegjësitë:

    Hulumtimi dhe analizimi i industrisë së Social Media dhe trendeve më të fundit lidhur me të.
    Propozimi i strategjisë së marketingut dhe planit të zbatimit në mediat sociale duke specifikuar qartë segmentet e synuara, llojet e postimeve, frekuncat e tyre, oraret, fushatat promocionale, etj.
    Zbatimi i strategjisë së marketingut dhe planit të zbatimit si nga pikëpamja kreative ashtu edhe nga ajo operacionale duke u mbështetur në treguesit që i bëjnë ato të matshme.
    Ekzekutimi i fushatave promociale dhe ndjekja e ecurisë së tyre në kohë reale për të garantuar rezultatin maksimal me buxhete optimale.
    Përthithja e informacionit dhe njohurive për zhvillimet dhe avancimet e shërbimeve të fushës dhe ndryshimet e pritshme të kërkesave të klientëve.
    Azhornimi me zhvillimet më të fundit të teknologjisë sidomos në aspektin komunikim, marketing dhe publicitet.
    Përcaktimi dhe përmirësimi i treguesve më të rëndësishëm të performancës të mediave sociale dhe siguriimi për optimizimin e tyre.
    Garantimi i cilësisë dhe profesionalizmit maksimal të produktit & shërbimit të ofruar.
    Raportimi periodik i rezultateve të punës.
    Edukimi:

    Preferohet të ketë Diplomë të nivelit Bachelor. Diplomimi në “Marketing” ose në fusha të ngjashme është avantazh.
    Të ketë njohuri të përdorimit të teknologjisë si dhe aplikacioneve që përdoren për marketing & publicitet.

    Aftësi të tjera ndërpersonale:

    Aftësi të mira kreativiteti/komunikimi.
    Integritet për të trajtuar siç duhet informacionin konfidencial.
    Aftësi të të menduarit kritik dhe zgjidhjes së problemeve.
    I organizuar, i përgjegjshëm e i orientuar drejt produktit/shërbimit.
    I durueshëm dhe empatik ndaj të tjerëve.
    Të punojë nën presion.

    Përfitimet:

    Të punuarit në një mjedis profesional që mundëson zhvillimin e karrierës.
    Pagë e kënaqshme
    Procedura e aplikimit:

    Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutemi, dërgoni CV-në dhe Portofolin tuaj në adresën e emailit: [email protected], përpara datës 30.04.2024
    * Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të rreptë sipas ligjit nr.9887 të vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

     




    Apply


    WhatsApp


















    Profesionisti Recruitment Agency
    Kavaja Street, Condor Center, 3rd Floor
    Tirana, Albania
    Tel:+355 4 2235128 / 2241945
    E-mail: [email protected]
    Web:www.profesionisti.al
Working...
X