Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne info@njoftime.org.
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Shield Recruitment & HR kërkon Estetiste në fushën e Hotelerisë me seli në Prishtinë




    Shield Recruitment & HR kërkon Estetiste 1 (një) vend pune për klientin e saj, një ndër kompanitë më të konsoliduara në vend në fushën e Hotelerisë me seli në Prishtinë.

    Detyrat dhe përgjegjësitë:
    Përgjegjës për këshillimin dhe udhëzimin e mysafirëve të hotelit në përzgjedhjen e tretmanëve të masazhës, dhe të bukurisë;Përkujdeset për shërbimet e depilimit në mënyrë profesionale;Përkujdeset për shërbime të “Manicure dhe Pedicure” në menyre profesionale;Përkujdeset për trajtime bukurie;Duhet të jetë në gjendje gjatë gjithë tretmaneve që ti dhuroj klientit/klientes një ndjenjë relaksi dhe rehatie duke i përmbushur të gjitha standardet e Swiss Diamond Hotel.Përgjegjës për pranimin, ruajtjen dhe kontrollimin e materialit të pranuar në rekreacion dhe në fillim të çdo muaji të përgatisë inventarizimin/regjistrimin;Përgjegjës për mbajtjen e higjienës së plotë, pastërtisë dhe rregullit, sipas kritereve dhe standardeve
    të përcaktuara nga menaxhmenti në hapësirat e masazhimit e po qe nevoja edhe në ato të Qendrës Wellness&SPA;Përgjegjës për mikpritje të ngrohtë, miqësore, korrekte, profesionale dhe xhentile ndaj Mysafirëve;Përkujdeset për rrjedhën e papenguar të punës në njësinë e rekreacionit;Përgjegjëse që procesi të jetë sa më ekonomik dhe rentabil, duke shfrytëzuar në mënyrë të arsyeshme produktet;Përgjegjës për zbatimin e politikave të Hotelit;Kryen edhe punë të tjera profesionale, sipas kërkesës së eprorit, e të cilat janë në kuadër të veprimtarisë përkatëse të tij;Mirëmban të gjitha pajisjet elektrike që janë në përgjegjësi të tij dhe respekton standardet ndërkombëtare higjieno sanitare;Përgjegjës për mbrojtjen e “parimit për përpunimin e të dhënave personale”, e që nënkupton përgjegjësinë që asnjë e dhënë personale e të punësuarve
    apo e klientëve nuk mund të publikohet, pa pëlqimin me shkrim të tij/saj. (Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale L06/082);Përkujdeset për ruajtjen e standardeve ndërkombëtare sanitare dhe të shëndetit në punë e veçmas kontrollin higjienik të punës,
    kontrollin e përdorimit të aparateve dhe mjeteve të punës;Përkujdeset për zbatimin e masave për mbrojtje në punë, mbrojtje nga zjarri dhe përdorimin e mjeteve personale mbrojtëse në punë;Përveç detyrave dhe përgjegjësive të cekura performon edhe detyra tjera të kërkuara nga Mbikëqyrësi Direkt;
    Kualifikimet:
    Të ketë së paku 3 (tre) vite përvojë pune profesionale si estetistePërgatitje profesionale dhe estetist/e i/e certifikuarIntegritet të lartë dhe etikë;Aftësi të dëshmuara menaxhimi dhe organizimiAftësi të punoj nën presion dhe fleksibilShkathtësi të mira komunikimi dhe njohja e gjuhes anglezeTë mos jetë nën hetime
    Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes Web faqes së Shield Recruitment & HR https://shieldrecruitment.org/ deri me datë 26 dhjetor 2023 në ora 16:00.
    Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.
    Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.


    Apliko
Working...