Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Asistent/e Ligjore

    Asistent/e Ligjore






    Njoftim pozicioni vakant “Asistent/e Ligjore”


    Përshkrimi:

    “DUKA GROUP”, është themeluar në vitin 1993, me aktivitet aktual në menaxhimin dhe zhvillimin e investimeve dhe një portofol prej më shumë se 7 shoqëri tregtare të mirënjohura, me aktivitet në prodhim, dhe tregtim te produkteve ushqimore per njerez dhe kafshe, elektroshtepiake dhe teknologjike, rrjet dyqanesh dhe markete, aktivitet ne fushen e ndertimit, hotelerise, menaxhimit te qendrave tregtare, etj…

    Për të përmbushur nevojat dhe mbështetur zhvillimin e vazhdueshem te grupit, kërkon të zgjerojë departamentin ligjor të grupit, me pozicionin “Asistent Ligjor”.

    Pozicioni “Asistent Ligjor”, ofron angazhimin me punë në një grup profesionistësh të suksesshëm dhe me një eksperiencë të gjatë në zhvillimin dhe menaxhimin e proceseve ligjore, në shoqëritë tregtare, duke mundesuar zhvillim profesional, rritje personale, dhe mundesinë e zhvillimit të karrierës brenda shoqerive të grupit.



    Kualifikimet:

    Të ketë mbaruar arsimin e lartë për Drejtësi;

    Të ketë të paktën 2 vite eksperiencë pune si asistente ligjore ne shoqeri tregtare apo asistent zyre Avokatie dhe te ngjashme me to;

    Te kete eksperience sipas pershkrimit te detyrave;

    Të ketë aftësi të mira në formulimin e qartë të mendimit juridik dhe shkrimit të tij sipas formateve të kërkuara;

    Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi, prezantimi dhe pune në grupi;

    Të zotrojë në nivel të mire gjuhën Angleze dhe Italiane;

    Të zotrojë shumë mire ''Paketën Office'';

    Të jetë interaktive, e gatshme për të mësuar dhe zhvilluar më tejë njohuritë.



    Detyrat:

    Asiston Drejtuesen e Departamentit Ligjor.

    Mban Axhendën dhe Kalendarin e Proceseve Gjyqësore.

    Suporton anëtarët e tjere të Departamentit sipas nevojave.

    Arkivon dhe ruan elektronikisht dhe fizikisht, dokumentacionin ligjor të shoqërive të grupit dhe cdo dokumentacion që i dorëzohet nga Juristët.

    Mban të azhornuar dokumentat e identifikimit, rezidencen e ortakeve dhe CEO-ve.

    Pregatit dosjen fizike per proceset Administrative dhe Gjyqësore, sipas kërkesës së drejtueses së departamentit dhe Juristëve.

    Verifikon saktësinë e akteve në tërësi si; kopjet, nënshkrimin e saktë, vulën dhe mban kontaktet përkatëse me departamentet e shoqërive për të saktësuar dokumentacionin, si dhe pershtat dokumentin sipas formes ligjore.

    Mban korespondencën e komunikimeve të drejtueses së departamentit (fizike dhe elektronike).

    Mban protokollin e Departamentit Ligjor.

    Përpilon shkresa hyrëse dhe dalëse, sipas nevojës, me kërkesë të drejtueses dhe ndjek drejtimin dhe komunikimin e tyre perssovae qe i drejtohet.

    Administron Arkiven dhe Biblioteken Ligjore.

    Paraqitet prane cdo subjekti dhe kryen detyra te tjera rutinore me kerkese te drejtueses se departamentit.

    Etj., pune rutinore.

    Per ecurine e punes raporton prane drejtueses cdo jave.



    Ne Ofrojme:

    Ambient pune komod dhe motivues;

    Bashkepunimin me një grup profesionistësh të suksesshëm dhe me një eksperiencë të gjatë në zhvillimin dhe menaxhimin e proceseve ligjore, në shoqëritë tregtare;

    Mundësinë e zhvillimit profesional, dhe personal duke zhvilluar me tej dhe aplikuar njohurite tuaja ne fusha te reja;

    Mundësinë e promovimit dhe zhvillimit të karrierës brënda shoqërive apo grupit.



    Personat e interesuar duhet të aplikojne duke derguar CV dhe Leter Interesi në adresën e-mail: [email protected] , Whatss'up 0684096054

     




    Apply


    WhatsApp
Working...
X