Asistente Administrative
Asistente Administrative
Full – time, Hënë – Premte
Kontratë pune sipas Kodit të Punës në Shqipëri
Data e fillimit: 2 - 9 Maj 2024
ATIS shpk është një kopmani inovatore në fushën e programimit softwerik me zyra në Tiranë, Prishtinë, Shkup, Kajro dhe me një staf prej më shumë se 100 personash. Kompania është e specializuar në zhvillime softwerike të personalizuara për klientë ndërkombëtarë. Kultura jonë e punës është e përqëndruar në ndërtimin e ekipeve gjithëpërfshirëse dhe inkurajon punonjësit që të kërkojnë përmirësim dhe zhvillim personal në punën e tyre.
ATIS shpk është duke kërkuar për zyrën e saj në Tiranë, një Asistente Administrative, qe të ketë aftësi shumë të mira komunikimi, qëndrim optimist, detajiste dhe që di te jetë një “multi-taskër” e shkëlqyer. Ajo do të ofrojë ndihmesën e saj profesionale ndaj menaxhimit, departamenteve si dhe stafit në kompani duke trajtuar me kujdes detyrat e zyrës. Kandidatja ideale në këtë rol duhet të tregojë përgjëgjshmëri, saktësi, të jetë e sjellshme dhe e vëmendshme për të përmbushur çdo detyrë që i caktohet.
Përgjegjësitë kryesore:
Menaxhimi i detyrave ditore të zyrës, të tilla si printime/skanime/fotokopjime/editim të dokumenteve të ndryshëm;
Regjistrimi, protokollimi dhe kontrollimi i të dhënave të ndryshme sipas kërkesës;
Kryerja e furnizimeve të nevojshme për zyrën (kancelarike, produkte te higjienes dhe jo vetëm);
Menaxhimi dhe ndjekja e postës ne emër të kompanisë (dërgesat/tërheqjet);
Caktimi i takimeve, mirëpritja dhe orientimi i vizitorëve/aplikantëve në kompani;
Koordinon informacione/procedura ndërmjet departamenteve të ndryshëm të kompanisë;
Asiston në përpilimin e raporteve mujore në funksion të Menaxhimit apo departamenteve.
I përgjigjet thirrjeve telefonike në zyrë dhe bën transferimin e tyre apo të informacionit të marrë te personat perkatës;
E gatshme për të ndihmuar stafin në kërkesa të ndryshme që ndihmojnë mbarëvajtjen e punës së tyre.
Kriteret kryesore për rolin:
Përvojë e mëparshme si Asistente Administrative;
Aftësi të shkëlqyera kompjuterike kryesisht të paketës Microsoft Office;
E organizuar dhe që di të vendosë prioritete ndaj detyrave që i caktohen;
E vëmendshme ndaj detajeve;
E përgjegjshme dhe bashkëpunuese;
Me dëshirë për të qenë proaktive dhe për të krijuar një përvojë pozitive për të tjerët;
Njohuri të mira të gjuhës Angleze; gjuha Italiane përbën një plus.
Aplikoni vetëm duke dërguar CV-në tuaj në adresën [email protected].
Vetëm kandidatet e përzgjedhura do të kontaktohen për intervistë!
ATIS shpk
Bulevardi "Zogu I", "Tirana" Business Center, Kati 10, 12, Tiranë.
__________________________________________________ __________________________________________
ATIS SHPK dëshiron të vërë në vëmendjen e kandidatëve të interesuar për punesim se cdo informacion që do të paraqesin lidhur me shprehjen e interesit të tyre për sa më sipër, do të trajtohet me një nivel sigurie të standarteve më të larta për ruajtjen dhe përpunimin e këtyre të dhënave në përputhje të plotë me parashikimet e ligjit nr. 9887 datë 10.03.2008 "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale" i ndryshuar dhe aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij. Gjithashtu, me dhënien e këtij informacioni, kandidati i interesuar deklaron dhe jep miratimin e tij për procesimin dhe ruajtjen e mëtejshme të të dhënave personale të tij nga ana e ATIS SHPK për përdorim të brendshëm të kompanisë dhe për qëllimin për të cilin ai ka deklaruar me vullnetin e tij këto të dhëna. Kandidati ka të drejtë të kvrkoj në cdo kohë shtimin, heqjen, bllokimin apo korrigjimin e të dhënave të tij sipas të drejtave dhe detyrimeve të parashikuara në aktet ligjore. Me dergimin e CV-së nga ana juaj, shoqëria ATIS SHPK prezumon qe ju keni marr njoftim dhe keni dhënë pëlqimin tuaj për sa më sipër.
Apply