Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Teknik Elektronik

    Teknik Elektronik






    SHPALLJE POZICION VAKANT

    Simplicity in Action

    · PERSHKRIM I SHKURTER I KOMPANISË
    2Smart Systems është një kompani që operon në fushën e zgjidhjeve të avancuara teknologjike për biznese dhe rezidenca. Kompania është pjesë e grupit Gener2 i cili e ka pozicionuar veten si një kompani lider në tregun shqiptar në fushën e ndërtimit dhe zhvillimit. Aktualisht kompania ndjek dhe zbaton mjaft projekte të rëndësishme në shkallë vendi dhe rajoni , ku ndërthuret dija, aftësia, përvoja dhe përkushtimi për të përfunduar çdo projekt me sukses.

    · TITULLI I POZICIONIT TË PUNËS
    Teknik Elektronik

    · PERSHKRIMI I POZICIONIT
    Tekniku elektronik është përgjegjës për implementimin e sistemeve elektronike, zbatimin e proçedurave të kontrollit dhe mirëmbajtjes për sistemet e realizuara nga kompania.

    · DETYRAT KRYESORE
    · Kryen instalime të komponenteve të rrjetave, si priza, kanalina,patchpanele, etj.
    · Kryen instalime të sistemeve te automatizimit, sistemeve CCTV, sistemeve të kontrollit të aksesit, sistemeve të parkimit, sistemeve të sigurisë etj.
    · Kryen proçedurat e kontrollit dhe raportimit ditor /periodik te funksionimit normal të sistemeve dhe paisjeve elektronike dhe raporton tek eprori direkt.
    · Merr pjesë në proçedurat për kualifikimin dhe trajnimin për të gjithë sistemet dhe pajisjet e instaluara me qëllim për të rritur efiçensën, cilësinë dhe sigurinë në punë.
    · Kryen procedurat për riparimin e defekteve dhe modifikimeve të sistemeve referuar projekteve dhe
    udhëzimeve përkatëse.
    · Është i gatshëm për punë në terren dhe për punë me turne.

    · KRITERET KRYESORE
    Kualifikimi
    Edukimi - Të jetë i/e diplomuar në arsimin e mesëm profesional-dega elektronike/elektrike.
    Preferohet të ketë specializime/certifikata të ndryshme në fushat e sistemeve dhe pajisjeve elektronike.
    Gjuhe te huaja - Anglisht (njohuri mesatare)

    Njohuri kompjuterike - Paketa Microsoft Office
    Eksperienca e kerkuar - Mbi 2 vjet punë .
    Preferohet eksperiencë pune në instalimin, mirëmbajtjen/riparimin e sistemeve të ngjashme në kompani të tjera
    Njohuri te tjera Patentë e klasit B

    Të gjithë të interesuarit, janë të lutur që të dërgojnë CV nëpërmjet adresës së e-mailit [email protected] .
    Afati i fundit i aplikimit është data 18 Prill 2024, ora 17:00.

    * Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
    * 2Smart Systems merr përsipër që të dhënat e kandidatëve të trajtohen në konfidencialitet të plotë.

     




    Apply
Working...
X