Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Inxhinier Supervizor

    Inxhinier Supervizor






    Përshkrimi​AGIKONS sh.p.k është një nga kompanitë lider në fushën e ndërtimit në Shqipëri, e cila dallohet për standardet dhe cilësinë e punimeve me çmimet më konkuruese në treg. Themeluar që në vitin 1996, Agikons ka krijuar dhe zbatuar shumë projekte të suksesshme si: Kodra e Diellit 1&2 (Tiranë), ''Marea Resort'' (Kavajë), ''Tarraca e Ullijve'' (Dhërmi), ''Plazhi i Gurtë'' (Qeparo), ''Bougainville Bay'' (Sarandë) si edhe ''Meshtekna'' Brezovice.
    Në kuadër të zhvillimit të saj kompania kërkon të punësojë kandidatë të kualifikuar në pozicionin "Inxhinier Supervizor".
    Supervizor i Ndërtimit është përgjegjës për supervizimin e projekteve duke kontrolluar projektet, kryerjen e inspektimeve të cilësisë, mbikqyrjen e nënkontraktuesve dhe stafit të zbatimit te projektit.
    Detyrat​
    Inspektim ditor i punimeve dhe kontroll i cilësisë së punimeve;
    Kontrolli dhe Çertifikimi mujor i punimeve te kryera nga nënkontraktorët, baza, norma;
    Monitorimin e grafikut të punimeve ndërtimore në përputhje me ndërtimin e objektit;
    Të krijojë dhe të prodhojë një sistem raportimi ditor të kontrolleve të kryera gjatë proçesit të ndërtimit. Ky raport duhet të ketë detajet e nevojshme në mënyrë që të jetë i mundur vlerësimi i progresit të punimeve duke u refereruar grafikut te punimeve. Në këtë raport duhet të përfshihet një përshkrim i shkurtër i aktivitetit të ndërtimeve;
    Monitorimi ditor i proçesit të ndërtimit dhe sigurimi që ndërtimi po kryhet në përputhje me projektin dhe specifikimet teknike;
    Të krijojë dhe prodhojë një raport teknik (te shoqeruar dhe me foto) të mirë organizuar të aktivitetit ndërtimor, ky raport do i dërgohet çdo javë Eprorit;
    Të menaxhojë çdo ndryshim të punimeve/porosise dhe të kërkoj aprovimin tek strukturat përkatëse për këto ndryshime;
    Të menaxhoj dhe të përgjigjet në bashkëpunim me Inxhinierin kërkesave për informacion që mund të ketë investitori;
    Të kontrollojë dhe të raportojë për progresin e punimeve;
    Të përcaktojë mënyrën dhe frekuencën e testimeve për punimet dhe materialet ndërtimore;
    Të miratojë punimet e kryera dhe materialet e përdorura gjatë ndërtimit;
    Të kryejë kontrolle të vazhdueshme si dhe një kontroll përfundimtar përpara nisjes së proçedurës për dorëzimin e objektit; (baza per aktet e kolaudimit);
    Të sigurojë që po zbatohen të gjitha kërkesat ligjore për objektin;
    Të kontrollojë dhe të miratojë dokumentat e realizuara gjatë ndërtimit të objektit;
    Çdo detyrë tjetër të diktuar nga nevojat e punës.
    Kualifikimet​
    Diplomë në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit;
    Kandidatët preferohen te kenë minimalisht 5 vite pune si Inxhinier Ndërtimi në SUPERVIZIM por përparësi kanë kandidatët me më shumë vite eksperiencë në këtë fushë;
    Të zotërojë liçensë të vlefshme në Projektim dhe / ose Mbikëqyrje në kolaudim, në të kundërt të plotësojë kriteret e nevojshme për tu pajisur më një të tillë;
    Avantash kandidatet të cilët disponojnë më shumë pika në keto Liçensa;
    Të zoterojë shumë mirë programin AUTOCAD, si dhe ‘’Paketën Office’’;
    Të ketë njohuri shumë të mira në leximin, zbatimin dhe supervizimin e projekteve;
    Preferohet të zoterojë gjuhën Angleze dhe Italiane;
    Të ketë aftësi të mira planifikuese, organizuese dhe komunikuese.
    Shënime​Kandidatet e interesuar te dergojne aplikimin e tyre nepermjet adreses zyrtare te emailit: [email protected]

    Departamenti i Burimeve Njerezore
    Agikons. Sh. P. K
    E-mail: [email protected]
    Adresa: Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selite, Tirane

     




    Apply


    WhatsApp

















    “Agikons” sh.p.k
    Blloku Rezidencial “Kodra e Diellit”, A0/1. Tirane, Albania.
    Tel: +355 68 40 52 085
    [email protected] | www.agikons.com
Working...
X