Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Punëtor Magazine - QTU

    Punëtor Magazine - QTU






    Përshkrimi​Fashion Group Albania operon në Shqipëri dhe është pjesë e BALFIN Group. E specializuar në shitjen me pakicë të veshjeve dhe aksesoreve, FGA ka ekskluzivitetin në Shqipëri për një numër markash ndërkombëtare për veshjet si Prenatal, Mango, Okaidi, Geox, Aldo, Springfield, Carpisa, Parfois, Cortefiel, Women’s Secret.

    Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër dhe Holandë, me afërsisht 5,200 punonjës në total.

    Pozicioni: Punëtor Magazine
    Njesia: Logjistikë QTU
    Vendndodhja: Rr. Kashar, Autostrada Tirane Durres Km 6

    Përmbledhja e Pozicionit:
    Aktualisht po kërkojmë dhe mirëpresim të rinj/punonjës te talentuar për t’iu bashkuar ekipit të Fashion Group Albania në ekipin e logjistikës në QTU. Kandidati i përzgjedhur do të jetë përgjegjës për mirëmbajtjen e magazinave te FGA dhe do të ndjekë ngarkimin dhe shkarkimin e importeve-eksporteve që kryen kompania.
    Detyrat​Detyrat dhe përgjegjësitë:

    Është përgjegjës direkt për ngarkim-shkarkimin e mallit që është për llogari të Fashion Group.
    Ndihmon dyqanet në punën e përditshme në lidhje me lëvizje të ndryshme të mallit për nevojat që kanë.
    Është përgjegjës për sistemimin e magazinave të FGA sa herë që kërkohet.
    Miremban mjetet e punës dhe kujdeset që në fund të ditës së punës ato janë magazinuar në vendin e duhur.
    Është disponibel kur i kërkohet të punojë jashtë ambjenteve të FGA, por për llogari të Fashion Group.
    Ndjek çdo punë që lidhet me punën fizike.
    Kualifikimet​
    Të ketë mbaruar shkollën e mesme;
    Të punojë në grup dhe të ketë iniciativë;
    Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese;
    Të jete i aftë për punë fizike;
    Të jetë i besueshëm;
    Mosha 18-50 vjec;
    Eksperiencë pune si magazinier në kompani me aktivitet të ngjashëm është avantazh;
    Shënime​Të gjithë të interesuarit mund të dërgojnë CV-të e tyre brenda datës 19.04.2024 në adresën; [email protected]
    Ju lutem kini prarasysh që vetëm personat e përzgjedhur do të kontaktohen.

    Të dhënat tuaja personale, të cilat dergohen nga ju vullnetarisht si përgjigje ndaj kësaj shpallje për vend të lirë pune, mblidhen dhe përpunohen, manualisht dhe/ose elektronikisht, nga Fashion Group Albania shpk, me qëllim vlerësimin e përshtatshmërisë tuaj për t’u punësuar në këtë vend pune. Këto të dhëna aksesohen vetëm nga persona të autorizuar të kompanisë dhe do të ruhen deri në përfundim të procesit të përzgjedhjes së kandidatit fitues. Subjektet e të dhënave personale, mund të ushtrojnë të drejtat e tyre sipas ligjit nr. 9887 dt. 10/03/2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”,i ndryshuar, pranë Fashion Group Albanina shpk, si dhe pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale

     




    Apply











    [email protected] | www.fga.al
Working...
X