Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Drejtor Marketingu

    Drejtor Marketingu






    Abissnet sh.a. është kompania lider për shërbimet e internetit, telefonisë fikse dhe paketa tv dhe e para ISP në Shqipëri e krijuar në vitin 1998. Kompania jonë dallohet për inovacione dhe zhvillime në fushën e teknologjive të telekomunikacionit dhe shërbime të shkëlqyera për klientin. Ne kemi një staf shumë të kualifikuar si dhe të rinj të sapodiplomuar, që trajnohen dhe rriten vazhdimisht përmes mbështetjes së ekipit të specializuar.
    Bashkohuni me skuadrën tonë për një karrierë të shkëlqyer;

    Abissnet sh.a. kërkon Drejtor Marketingu
    Drejtori i Marketingut( CMO) në Abissnet luan rol kyç në zhvillimin dhe ekzekutimin e strategjive të marketingut për të promovuar shërbimet e kompanisë, për të rritur ndërgjegjësimin e brandit, dhe për të marrë dhe mbajtur klientët. Ajo/Ai është personi ekzekutiv përgjegjës për të udhëhequr punët e marketingut të kompanisë në një treg me konkurencë shumë të lartë.
    Përgjegjësitë themelore:
    1. Zhvillimi i strategjive të marketingut:
    * Krijon dhe implementon strategji marketingu gjithëpërfshirëse për të arritur objektivat e biznesit;
    *Analizon trendet e tregjeve, nevojat e klientit dhe aktivitetet e konkurentëve për të identifiikuar shanset për rritje;
    2. Menaxhimi i Brandit:
    * Menaxhon dhe rrit imazhin e brandit Abissnet dhe pozicionimin e tij në treg;
    * Siguron qëndrueshmërinë përmes të gjitha kanaleve të marketingut;
    3. Marketingu Dixhital:
    * Mbikqyr iniciativat e marketingut dixhital, duke përfshirë reklamat online, mediat sociale e përmbajtje marketing;
    *Utilizon analizat dhe studimin e shifrave për të optimizuar punën e marketingut dixhital;
    4. Marketingu Tradicional:
    *Planifikon dhe ekzekuton fushata marketing, si printimet, tv, radio, reklamat outdoor.
    5. Promocionin e shërbimit dhe produktit:
    * Zhvillon dhe implementon strategji për të promovuar paketa interneti specifike, shërbime të tjera dhe veçoritë e tyre.
    * Bashkëpunon me skuadrën e zhvillimit të shërbimeve për koordinuar punën për lançimin dhe updatet e nevojshme;
    6. Mbajtja dhe marrja e klientëve të rinj:
    * Krijon programe që mbajnë klientët ekzistues dhe atraktojnë klientët e rinj
    * Implementon programin e besnikërisë dhe të referimit për të rritur kënaqësinë e klientit dhe mbajtjen e tyre;
    7. Kërkimi i tregut:
    * Menaxhon relacionet publike duke përfshirë relacionin me mediat, deklaratat për shtyp dhe strategjitë për menaxhimin e krizave;
    8. Kërkimi i tregut:
    * Drejton kërkimin e tregut për të kuptuar nevojat e klientëve, preferencat dhe trendet e industrisë;
    * Përdor të dhënat e industrisë për të ribërë strategjitë marketing dhe për të siguruar pozitën konkuruese;
    9. Menaxhimi i buxhetit: Zhvillon dhe menaxhon buxhetin marketing, siguron alokimin e tyre eficent për të maksimalizuar ROI (Return of investment).

    Kërkohet nga kandidati:


    Të ketë mbaruar shkollen e lartë për menaxhim, marketing, relacione publike ose degë të lidhura me to:
    Të njohë shumë mirë gjuhën angleze;
    Kërkohet të ketë punuar në departamente marketingu të kompanive;
    Të ketë eksperiencë pune direkte në marketing minimalisht 3 vjet;
    Të njohë shumë mirë marketingun dixhital;
    Vendodhja e punës: në qendër të Tiranës;

    Paga: Shumë e mirë;

    Të interesuarit të dërgojnë CV në Whats up: 0692046604

    Ose me email: [email protected]

    Cel. : 0692046604

     




    Apply


    WhatsApp
Working...
X