Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    SPAR Picier/e




    SPAR Albania është pjesë e BALFIN Group dhe drejton rrjetin më të madh të shitjeve ushqimore me pakicë me të drejtën e eksluzivitetit të emrit “SPAR”.

    Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
    Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër dhe Holandë, me afërsisht 5,200 punonjës në total.
    Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën.
    Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

    Pozicioni: Picier/e
    Departamenti: Hot-corner
    Vendndodhja: QTU
    Detyra dhe Përgjegjësi:
    Të mbikqyrë të gjitha proceset e punës në mënyrë që cilësia e produkteve të jetë në përputhje me standartet;Të përgatisë produkte dhe artikuj ushqimor të ndryshëm sipas nevojave;Të mbajë pastër dhe rregull tavolinat dhe pajisjet e repartit;Të marrë pjesë në inventaret e repartit duke sistemuar dhe rregulluar produktet e brumit në repart dhe frigorifer;Të kontrolloje cilësinë e produktit;Të mbaje pastër ambjetin dhe pajisjet e punës;Të mbikqyrë furnizimet dhe sistemimin e tyre në frigorifer;Të ketë njohuri për të gjitha familjet e produkteve që tregtohen në hypermarket;Të njohë shumë mirë recetat e përpunimit të produkteve të brumit;Të njohë shumë mirë repartin e prodhimit dhe të shitjes;
    Kërkesat:
    Edukimi: Të zotërojë diplomë të shkollës profesionale në këtë profil.
    Eksperiencat e punës: Minimumi 1 vit eksperiencë pune në këtë profil.

    Kualifikime të tjera:
    Të ketë njohuri mbi produktet e brumit;Të njohë dhe aplikojë recetat e përpunimit dhe pjekjes së produkteve të brumit.Të zotërojë aftësi mbi procesin e shitjes së produkteve.
    Mënyra e aplikimit*: Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV e tyre në adresën e e-mailit [email protected]
    ose duke kontaktuar në numrin 0684099051 duke përcaktuar në subjekt pozicionin ose nëpërmjet postës në adresën:
    Spar Albania, Tirana East Gate (TEG), Rruga Nacionale Tiranë-Elbasan, Farkë (Lundër), Tiranë, Shqipëri.

    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr .9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
    AplikoWhatsApp
Working...
X