Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    SPAR Specialist/e i/e Përpunimit të Faturave




    Spar Albania sh.p.k. është pjesë e Balfin Group dhe drejton rrjetin më të madh të shitjeve ushqimore me pakicë me të drejtën e eksluzivitetit të emrit “SPAR”.
    Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci dhe Holandë, me afërsisht 5,200 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

    Pozicioni: Specialist/e I/e Përpunimit të Faturave.
    Departamenti: Financë
    Raporton tek: Përgjegjësi i Përpunimit të Faturave.
    Vendodhja: Spar QTU, Tiranë.

    Detyrat baze dhe qellimi i pozicionit:
    - Eshtë përgjegjës për menaxhimin e përditshëm të detyrave të tij/saj në përputhje me politikat e kompanisë.

    Përgjegjësitë kryesore:
    - Regjistron blerjet në sistemin informativ;
    - Kontrollon kostot e produkteve që të përputhet vlera e faturuar me atë që përmban kostot;
    - Rakordimi me magazinen/dyqanin per gjendjen e mallrave ne blerje;
    - Komunikon mbi blerjet e reja me dyqanin ose magazinen;
    - Kontrollon hyrje daljet dyqan magazine;
    - Regjistron importet;
    - Regjistron credit note te furnitoreve;
    - Rakordon me furnitoret ditaret e blerjes dhe pagesat.

    Kërkesat:
    a.Edukimi: Arsim i lartë, profili Ekonomik.
    b.Eksperiencat e punës: Të ketë eksperiencë në këtë profil.
    c.Kualifikime të tjera:
    -Njohuri të gjuhës Angleze;
    -Njohuri të mira të paketës kompjuterike/ exel/ Financa 5 ose Navision/ Kubit.
    d.Aftesi të tjera:
    -Aftësi në menaxhim;
    -Aftësi në organizim;

    Mënyra e aplikimit*: Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV e tyre në adresën e e-mailit [email protected] brenda dates 20/12/2023, duke përcaktuar në subjekt pozicionin ose nëpërmjet postës në adresën: Spar Albania, Tirana East Gate (TEG), Rruga Nacionale Tiranë-Elbasan, Farkë (Lundër), Tiranë, Shqipëri.

    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr .9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
    Apliko
Working...
X