Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Menaxher Dyqani Tiranë

    Menaxher Dyqani Tiranë






    SPAR Albania është pjesë e Balfin Group dhe drejton rrjetin më të madh të shitjeve ushqimore me pakicë me të drejtën e eksluzivitetit të emrit “SPAR”.

    Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor.Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoni Veriore, Mali i Zi dhe Holandë dhe Kroaci me afërsisht 5’200 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikën, etj.
    Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

    Pozicioni: Menaxher Dyqani Tiranë, (Dyqan i ri, Astir)
    Departmenti: Operacional.
    Vendodhja: Tiranë.

    Përmbledhja e Pozicionit: Të sigurojë nëpërmjet menaxhimit të kostove direkte përfitueshmëri pozitive të dyqanit. Është përgjegjës për mirëmbajtjen e dyqanit, cash-it, blerjet, shërbimin ndaj klientit, etj.
    Detyrat​
    Të mbajë nën kontroll kostot direkte të dyqanit;
    Të supervizojë procesin e porositjes;
    Menaxhim i nivelit të stokut dhe marrja e vendimeve të rëndësishme për kontrollin e stokut;
    Të menaxhojë nëpërmjet sistemit FIFO vendosjen e produkteve në rafte;
    Të respektojë planogramat e caktuara nga Departamentet përkatëse;
    Prezantimi në kohë dhe në kushte sa më optimale të aktiviteteve promocionale;
    Përgjegjësia për cash-in dhe transaksioni i tij në bankë;
    Të motivojë, mbështesë dhe trajnojë stafin e dyqanit duke ofruar siguri teknike të mallrave dhe të njerëzve;
    Të mirëpresë shqetësimet, sugjerimet dhe ankesat e klientëve dhe t’i përcjellë në varësi të problemit tek departamentet përkatës;
    Të sigurojë kushte sa më të mira shitjeje për departamentet e freskëta;
    Kontrollon respektimin dhe aplikimin e standardeve të përcaktuara të higjienës në dyqan;
    Të bashkëpunojë me kolegët dhe klientët për të identifikuar dhe/ose zgjidhur çeshtjet urgjente.
    Kualifikimet​
    Edukimi: Të zotërojë diplomë universitare.
    Eksperiencat e punës: 3 vite pune në dyqan shitje me pakicë;
    Të zotërojë aftësi kompjuterike të paketës Microsoft Office;
    Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze;
    Të ketë marrë pjesë në trajnime në lidhje me menaxhimin, shitjen, etj;
    Aftësi për të punuar në skuadër;
    Aftësi për të drejtuar, marrë vendime dhe planifikuar;
    Aftësi për të komunikuar me partnerë dhe klientë;
    Aftësi për t’i siguruar klientit një shërbim efikas në çdo situatë.
    Shënime​Mënyra e aplikimit*: Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV e tyre në adresën e e-mailit [email protected] duke përcaktuar në subjekt pozicionin ose nëpërmjet postës në adresën: SPAR Tirana East Gate (TEG), Rruga Nacionale Tiranë-Elbasan, Farkë (Lundër), Tiranë, Shqipëri.
    Afati i dorëzimit: 30/04/2024
    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr .9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

     




    Apply












    [email protected] | www.spar.al

    Selia Brunes Space, Rruga Nacionale Tiranë-Elbasan,
    Përballë Qendrës Tregtare TEG, Lundër, Tirane, Albania

    SPAR Albania is part of BALFIN, Balkan Finance Investment Group
Working...
X